Franca u bë kampione e botës në futboll

Moskë, 15 korrik 2018 – Franca u bë kampione e re e botës në futboll, pasi e mundi Kroacinë 4:2 në ndeshjen finale të Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

Kupa e Botës është në duart e francezëve për të dytën e herë në histori. Triumfi i parë i tyre ishte 20 vite më parë, në Kampionatin Botëror që u mbajt në Francë.

Ndeshja Francë- Kroaci ishte një ndeshje finale të çmendur, çfarë nuk është parë prej dekadash dhe nuk ka dhuruar as kaq shumë gola dhe as kaq emocione të forta.

Franca doli në epërsi e para, me një autogol të sulmuesit të saj, Mario Manxhukiq, në munutën 18, por Kroacia e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 28, me golin që e shenoi Perishiq. Franca kaloipërsëri në epërsi në munitën 38, me golin q e shënoi nga pika e bardhë Antonie Grizman.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Franca i shënoi edhe dy gola të tjerë. Paul Pogba shëoi në minutën e 59, ndërkaq Kylian Mbappe shënoi në minutën e 65.

Në minutën 69, Kroacia e zbuti humbjen në 4:2, pas një gabimi të portierit francez, Hugo Loris, të cilin e shfrytëzoi sulmuesi Mario Manxhukiq dhe e shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes finale të Kampionatin Botëror të Futbollit, në të cilën kombëtarja kroate kishte një dominim në fushë dhe krijoi disa raste të cilat nuk i realizoi, ndërsa kombëtarja franceze ishte më konkrete.

Kryetari i FIFA-s, Giani Infantino, ia dorëzoi kupën e kampionit kapitenit të Francës, Hugo Loris.

Në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit u dorëzuan edhe çmimet e lojtarëve më të mirë.

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, u shpall fitues i Topit të Artë të Kampionatit Botëror” Rusia 2018”. Ai zhvilloi ndeshje të shkëlqyera në kampionat, duke e udhëhequr ekipin kroat deri në finale të kampionatin. Prapa Modriqit mbetën belgu Eden Hazard dhe francezi Antoine Griezman. Ky i fundit u shpall edhe lojtar i ndeshjes finale Francë – Kroaci.

Francezi 19 vjeçar Kylian Mbappe u shpall Lojtari më i Mirë i Ri i Kupës së Botës 2018. Ai ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të kampionatit.

Golashënuesi më i mirë i Kampionatit u shpall sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, i cili i ka shënuar 6 gola në këtë kampionat.

Në ceremoninë e dorëzimit të kupës dhe të medaljeve ishin të pranishëm edhe Presidenti i Federatës Rusë, Vladimir Putin, Presidenti i Francës Emanuele Macron, dhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq.

Në ceremoninë e mbylljes së Kampionatit, e cila u zhvillua para ndeshjes finale, mori pjesë edhe këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi. Ajo, bashkë me Will Smith dhe Nicky, e interpretoi këngën zyrtare të Botërorit “Live It Up”.

Kryetari i FIFA-s, Infantino, e ka vlerësuar Kampionatin Botëror të Futbollit “Rusia 2018” si kampionatin e organizuar më mirë se të gjitha kampionatet e mëparshme.

Kamionati i ardhëm Botëror i Futbollit do të mbahet në Katar, në vitin 2022. (r.m.)

Comment

*