Frank-Walter Steinmeier është zgjedhur president i ri i Gjermanisë

Berlin, 12 shkurt 2017 – Asambleja Parlamentare e Gjermanisë sot e ka zgjedhur president të ri të këtij vendi ish-ministrin e jashtëm, Frank-Walter Steinmeier.

Për zotin Steinmeier kanë votuar 931 prej 1,260 anëtarëve të Asamblesë Parlamentare, e cila përbëhet prej 630 ligjvënësve të Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe po aq përfaqësuesve të 16 shteteve gjermane, raporton Radio Evropa e Lirë.

Presidenti i Gjermanisë ka pak autoritet ekzekutiv, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral.

Frank-Walter Steinmeir e kishte mbështetjen e “koalicionit të madh” të kancelares Angela Merkel, që përbëhet nga partitë e qendrës së djathtë dhe asaj të majtë. (r.m.)

Comment

*