FSHF bie dakord me Kristian Panuçin për trajner të Kombëtares

Duket se Shqipëria tashmë është me një trajner të ri. Christian Panucci (Kristian Panuçi) ka triumfuar përballë rivalëve të tjerë duke bindur drejtuesit e FSHF-së.

Madje për takimin e fundit midis Christian Panuccit dhe Luigi De Canios, presidenti Duka ka udhëtuar drejt Romës, atje ku ka bërë dëgjesën e fundit dhe ka marrë vendimin për Panucin. Ish lojtari i Milanit, Realit dhe Romës ka pasur një karrierë modeste si trajner, duke qenë ndihmësi i Fabio Kapelos me Rusinë , por edhe trajner i Livorno dhe Tenana.
Por grinta e tij dhe shifrat logjike të kërkuara për kontratën kanë bërë që ai të jetë pasardhësi i De Biazit.
Marrëveshje midis FSHF-së dhe Panuccit do të jetë një marrëveshje me afat kohor 2 vjet e katër muaj.
Nuk dihet ende saktësisht sa do të marrë trajneri për marrëveshjen e arritur.

Nga burime për Ora News, thanë se zyrtarizimi pritet të bëhet ditën e mërkurë në orën 11-00 pranë ambjenteve të FSHF.

Por vetë Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares. Institucioni qeverisës i futbollit në vend bën me dije se presidenti

Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim.

/oranews.tv/

Comment

*