FSHF mbështet nismën e trajnerit Skënder Gega “Futboll në Tropojë”

Federata Shqiptare, vijon punën e saj për zhvillimin e futbollit në çdo skaj të Shqipërisë dhe këtë herë ka shkuar në qytetin e Tropojës në veri të vendit tonë, ku me iniciativën e përbashkët të ish-lojtarit të kombëtares dhe shpresave Skënder Gega, ka zhvilluar një aktivitet me futbollistët e vegjël U-7, U-9, U-11 dhe U-13 që aktivizohen pranë klubit “Valbona”.

Futbolli i fëmijëve është një nga shtyllat e rëndësishme të aktivitetit të qeverisë së futbollit shqiptar dhe ka në vëmendje maksimale, zhvillimin e sportit më të dashur për shqiptarët por edhe shtrirjen e këtij sporti kudo në Shqipëri, pavarësisht terrenit dhe kushteve atmosferike përgjatë vitit.

Për të promovuar dhe nxitur dëshirën e fëmijeve të moshave të skuadrës “Valbona”, Federata Shqiptare e Futbollit u erdhi në ndihmë me bazë materiale, një faktor nxitës në këto grupmosha, që e përqafojnë futbollin.

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, në fjalën e rastit falenderoi FSHF-në për mbështetjen e dhënë për fëmijët tropojanë. Ish-mbrojtësi i kombëtares, Skënder Gega, i emocionuar në qytetin e tij të lindjes theksoi: “Ka dashur zoti që kjo periudhë ku këta fëmijë të mrekullueshëm po jetojnë, është shumë më e mirë sesa periudha jonë. Tashmë mundësitë janë më të mëdha dhe kushtet jane më të mira. Shpresoj që e ardhmja e tyre të jetë më e suksesshme dhe më e sigurtë”. Një falenderim të veçantë ai bëri edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit e cila mbështet iniciativa të tilla.FSHF

Comment

*