FSHF ndihmon me 40 mijë euro Anguilën

Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar në UEFA pranë projektit UEFA Assist për të akorduar fondin prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Federatës së Futbollit të Anguilës.

Ky shtet i vogël në Karaibe u përfshi në ditët e para të shtatorit nga goditjet e stuhive të fuqishme të uraganit Irma.

Në një projekt të tillë, sikundër dhe anëtaret e tjera të UEFA-s, është përfshirë edhe FSHF, duke aplikuar për të akorduar këtë kontribut për këtë vend që u godit nga një fatkeqësi natyrore.

UEFA Assist është një program i posaçëm nga UEFA për solidarizim dhe mbështetje për zona dhe vende të tilla që janë goditen nga fatkeqësi natyrore.

Kjo nismë, ne kuadrin e vendosjes së marrëdhënieve dhe me federata nga kontinente te tjera, eshte parë me prioritet nga FSHF, e cila do te kërkojë gjithmonë e më tepër shtrirjen e raporteve ndërkombetare me federatat homologe.

SuperSport

Comment

*