FT: BE do t’i pranojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor

Londër, 2 shkurt 2018 – Gazeta autoritative angleze “Financial Times” (FT) shkruan se Bashkimi Evropian planifikon t’i pranojë sa më shpejt gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën.

Plani për zgjerim pritet të prezantohet dhe të miratohet nga Komisionit Evropian më 6 shkurt.

Sipas kësaj gazete, Brukseli planifikon të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor në përpjekje që të pengojë shtrirjen e Rusisë në këtë rajon, ku Moska të aleatë tradicionalë.

FT shkruan se Moska ka filluar të komentojë me cinizëm premtimet e Brukselit për shtrirje në Ballkanin Perëndimor, duke e paraqitur Rusinë si “alternativë” për rajonin.

Por, gazeta thekson se gjashtë vendet e rajonit duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura para se të pranohen në Bashkimin Evropian dhe në këtë aspekt prijnë Serbia dhe Mali i Zi.

FT shkruan se Austria, e cila do ta marrë kryesimin e BE-së pas Bullgarisë, do ta ketë ndër prioritetet e saj pikërisht zgjerimin e unionit në Ballkanin Perëndimor.

Një diplomat evropian, mbështetës i zgjerimit të BE-së,  citohet të ketë thënë se Brukseli “ka nevojë” për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, shtrirja e BE-së në këtë rajon pritet të përfundojë më 2025. (r.m.)

Comment

*