Futboll: Shqipëria dhe Kosova pësuan disfata

Palermo (Itali) / Shkodër, 25 mars 2017 – Ekipet përfaqësuese të Shqipërisë dhe të Kosovës në futboll kanë pësuar humbje, në ndeshjet e xhiros së pestë të garave kualifikuese për Kampionatin Botëror të Futbollit të vitit 2018, i cili do të mbahet në rusi.

Shqipëria humbi 2:0 nga Italia, në ndeshjen që u zhvillua në Palermo.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, për shkak se simpatizuesit e kombëtares shqiptare hodhën fishekzjarre në fushë.

Në Grupin G të garës kualifikuese për fazën finale të kampionatit botëror kryesojnë Spanja dhe Italia, të dyja me nga 13 pikë. Kombëtarja e Shqipërisë gjende e katërta në tabelë me 6 pikë të fituata në 5 ndeshje të zhvilluara.

Ndërkaq, kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje, në ndeshjen që zhvillua në Shkodër. Ekipi i Kosovës humbi 1:2 nga ekipi kombëtar i Islandës.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova gjendet në pozitën e fundit në Grupin I, me vetëm 1 pikë.

Në këtë grup kryeson Kroacia, me 13 pikë, ndërsa e dyta është Islanda.

Trajnerët e të dyja kombëtareve, Gianni De Biasi i Shqipërisë dhe Alber Bunjaki i Kosovës, i kanë lëvdëruar lojtarët e tyre. Të dy kanë thënë se ekipet e tyre mund të mos ishin larguar me humbje, me pak më shumë fat sportiv. (r.m.)

Comment

*