Futsall: Kosova shënon fitore bindëse ndaj Norvegjisë

Nikozi (Qipro), 30 janar 2017 – Kosova ka debutuar me fitore bindëse në fazën e parë eliminatore për Kampionatin Evropian 2018 në futsall.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur 5 me 1 Norvegjinë, në ndeshjen e parë të Grupit E, ku bëjnë pjesë edhe Danimarka e Qipro.

Fadil Goli shënoi i pari për Kosovën. Pas tij erdhën autogoli i Espegren dhe goli i Oso Gjinovcit, për epërsinë 3 me 0. Rezultati u ngushtua nga Maazouzi, ndërsa Ramadan Alaj e shënoi golin e katërt. Në fund, Goli shënoi edhe një herë, për rezultatin përfundimtar.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kundër Qipros nikoqire, të martën nga ora 17:30, kurse ndeshjen e fundit do ta luajë të enjten kundër Danimarkës, nga ora 15:00.

Në fazën e ardhshme të kualifikimeve vazhdon vetëm ekipi fitues i grupit. (r.m.)

Comment

*