Gazetari Beqir Sina dhe qindra pasagjerë kalojnë natën në aeroport

Të gjithë pasagjerët e avionit francez AirBus 380 që do të nisej mbrëmë nga aeroporti JFK i Nju Jorkut për në aeroportin Charles De Gauell Paris- Francë me orën lokale 11:00 të natës, pas disa tentativave për riparim defekti, janë nxjerrë jashtë. Defekti mendohet të ketë qenë i rëndë në sistemin e ajrimit, pra flitet për bllokim të respiratorëve të oksigjenit, siç njoftuan autoritetet e aeroportit.
Aeroplani i kompanisë AirFrance me numër fluturimi AF0011 prej nga mesnatës , është duke u kontrolluar dhe shërbimet e emergjencës janë të pranishme në vendngjarje, njofton gazetari Beqir Sina, i cili ishte një nga udhëtarët që duhej të fluturonte me këtë avion.
Ai thotë se bashkë me qindra pasagjerë dhe ekuipazhin deri në orët e mëngjesit , janë duke pritur në ndenjëset e aeroportit ndërkombëtar të Nju Jorkut JFK , deri në nisjen e ndonjë aeroplani tjetër.
“Jemi këtu se bashku me të gjithë pasagjeret dhe jemi duke pritur dhe të do shikojmë çfarë do ndodhë me fluturimin AF0011 nga JFK Nju Jork në Charles De Guall ne Paris”, tha ai për gazetën BotaSot.

Comment

*