GDP procedon në Kuvend Projektligjin për Referendum

Prishtinë, 11 prill 2018 – Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), i cili doli nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka proceduar në Kuvend Projektligjin për Referendum.

Me këtë projektligj do të definohen rregullat dhe procedurat për referendumet të cilat nuk janë përfshirë në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës.

Ligji rregullon shpalljen dhe zbatimin e referendumeve, dhe përcaktohen tre llojet e referendumeve: shfuqizuese, kushtetuese dhe konsultative.

Përmes këtij projektligji vendosen praktika të vendeve të rajonit si dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Lajmin për procedimin e projektligjit e ka konfirmuar deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Faton Topalli. Ai e ka publikuar në rrjetin social Facebook edhe listën e plotë të deputetëve nënshkrues.

“Si deputetë dhe si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë interes për të ndihmuar në amendamentimin e këtij projektligji, pas kalimit të tij në parim në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Topalli. (r.m.)

Comment

*