Gena nuk lejohet të hyjë në SHBA, u penalizua për taksat

Tiranë, 11 mars 2019 – Këngëtarit shqiptar Briken Lito, i njohur si Gena i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta “Metro”.

Sipas informatave dhe dokumenteve që ka siguruar gazeta, Gena nuk i ka paguar tatimet për koncertet e shumta që i ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj është penalizuar nga autoritetet amerikane.

Raportohet se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe këngëtarit nga Kosova, Shkëlzen Jetishi.

Para disa kohësh, një ndalesë të tillë e ka pasur edhe këngëtari tjetër kosovar, Afrim Muçiqi.

Siç duket, autoritetet amerikane do të marrë masa të tilla ndalimi për secili këngëtar që do të marrë vizë turistike, ndërsa do t’i shfrytëzojnë ato për të mbajtur koncerte nëpër SHBA. (r.m.)

Screenshot 37 6

Comment

*