GENOCIDI 66-VJEÇAR, ENDE i PADËNUAR

Sali Bollati

Nga Sali Bollati

Me 27 Qershor mbushen 66 vjete nga fillimi i masakrave dhe vrasjeve te shovinistave greke ndaj popullesise se pafajshme shqiptare te qytetit te Paramithise ne Cameri. Brenda dy ditesh u masakruan dhe u vrane qindra njerez te pafajshem kryesisht gra femije e pleq. Mbas Paramithise shovinistat greke vazhduan spastrimin etnik neper fshatra dhe qytete te tjera te Camerise. Deri ne mars 1945 u vrane 2900 came per fajin e vetem se ishin shqiptare. Ndersa rrugeve, nga uria dhe semundjet vdiqen 4000 te tjere dhe vetem afro 30. 000, te perzene me dhune te papare nga shtepijat dhe trojet e tyre etnike mijera vjecare, te uritur e te raskapitur arriten te hyjne te Nena Shqiperi. Pra afersisht 1/5 e popullesise shqiptare e besimit musliman u cfaros, persa i takon shqiptareve came te besimit te krishtere, atyre ju ndalua kategorikisht perdorimi i gjuhes amtare, megjithese meshen ne kishe e kuptonin vetem shqip.
Ky ishte nje genocid i papare, i ngjashem me holokaustin ndaj hebrenjeve.
Kombet e Bashkuara per tua lehtesuar sadopak vuajtjet refugjateve came derguan afro 2 miliona dollare me 1945-1946.
Ne konferencen e Paqes ne Paris me 1946 u denuan publikisht masakrat e shovinistave greke, duke kerkuar njekohesisht kthimin e cameve te shperngulur me dhune, ne trojet etyre etnike
Keshilli Antifashist Cam nepermjet Peticioneve drejtuar fuqive te medha kerkonte me kembengulje denimin e masakuesave dhe bashkepuntoreve te tyre
Por shovinistat greke te komanduar nga famekeqi gjeneral Zerva nen frymen e te ashtuquajtur “megalidese”bizantinomesjetare, krenohen per keto veprime antinjerezore. Kryexhelati Zerva ne vitin 1951 u shkruan ish bashkepuntoreve te masakrave:”. . . duhet te krenohemi qe shpetuam helenizmon nga shqiptaret. ” Dhe sot e kesaj dite i perulen permendores se tij.

Per fatin tone te keq, qeverite shqiptare te mbas Luftes II Boterore e deri me sot, ne dallim nga qeverite e Mbretit Zog, e harruan kete Problem Kombetar.
Ato per rruajtjen e pushtetit te tyre ne menyre poshteruese dhe aspak dinjitoze i nenshtrohen pretendimeve bizantinomesjetare te shovinizmi grek per Shqiperin e Jugut.

Mbas rrezimit te komunizmit, ne Tirane ne Janar 1991 u krijua Shoqeria Atdhetare Politike Cameria, si perfaqesuese per mbrojtjen e interesave te popullesise Came afro 200. 000 njerez.
Nje nder veprimtarite e para te saje ishte Peticioni drejtuar Kryeminstrit grek z. Micotaqis gjate vizites se tij ne Tirane. Aty shprehej se popullesia came kerkon te kthehet me shtetesin greke qe zoteronte, ne shtepijat dhe trojet e saja prej nga ishte shperngulur me dhune. Camet shqiptare do jetonin ne harmoni me greket, ashtu sic kishin bashkejetuar ne shekuj Te denoheshin kriminelet dhe bashkepuntoret etyre per krimet qe kishin kryer ndaj cameve.
Tu ktheheshin shtepijat dhe pronat e tyre dhe tu garantoheshin te gjitha te drejtat e njohura nderkombetarisht per minoritetet
Per vazhdimesi te realizimit te pretendimeve, z. Micotaqis si bizantin i lindur
me paturpesi e quajti Problemin Cam te mbyllur.

Shoqeria Cameria edhe nepermjet gazetes Cameria-Vatra Amtare, filloi ta bej te njohur kete problem si brenda Shqiperise, ashtu edhe me pjesemarje aktive ne aktivitete nderkombetare si ne Kopenhagen, Varshave, Moske,Hage, Stamboll e kudo
Me 1994 , Parlamenti Shqiptar e miratoi 27 Qershorin 1944 si DITA E GENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTAREVE TE CAMERISE.
Me 1995 Organizata e Vendeve dhe Popujve te Paperfaqesuar ne Hage, miratoi nje Rezolute ku denonte Genocidin Grek dhe kerkonte zgjidhjen e Problemit.
Me 2001, Ministria e Jashtme e Republikes Turke nepermjet nje Dokumenti te publikuar denon Genocidin Grek dhe kerkon zgjidhjen sa me pare te ketij problem aqe humanitar sa edhe i ligjeshem.
Me 2002, Kongresi Amerikan, ne kundershtim me qendrimin grek, njeh minoritetin shqiptar ashtu si edhe ate turk e maqedonas ne Greqi.
Me 2006, nepermjet veprimtarive konkrete te z. T. Muhedini te PDI, njihet me Problemin Cam edhe Keshilli i Europes dhe kerkon nga qeverite shqiptare dhe greke zgjidhjen sa me pare te ketij problemi.
Atehere del pyetja pse nuk denohet Genocidi i ushtruar ndaj popullesise shqiptare te Camerise?
Pergjigjia e kesaj pyetje vjen nga qendrimi shovinist grek se me mohimin e Camerise Shqiptare i”lind e drejta” per vazhdimin e pretendimeve mbi te ashtuquajtur “vorioepir”
Kur ne prill 2004 Parlamenti Shqiptar diskutonte Rezoluten Came, ish kryeministri i asaj kohe z. F. Nano, se bashku me kryeministrin e sotem z. S. Berisha me aresye qesharake(faktikisht me keshillimet kercenuese te ambasades greke dhe Janullatosit), nuk morren pjese ne votime. Megjithese 54 deputete qe e ndjen vehten shqiptare votuan pro, Rezoluta nuk u miratua. Mungonin dy vota, ajo e Tosit dhe e Sales. Dredhia antike greke doli e fituar!

Pra per sigurimin e karrikeve te tyre, sot vazhdojne leshimet ndaj grekeve.
Mbas tapive te tokave shqiptare dhene ardhacakeve grek , dhenien e tokes per varezat, hapjen e shkollave edhe aty ku nuk asnje grek, do bejne rregjistrimin me baza fetare dhe etnike qe neser me ane te nje referendumi te realizohet ajo idea e madhe e tyre qe edhe pjesa tjeter e Shqiperise se Jugut, ashtu si Cameria, te quhet Greqi.
Deputet came z. Shpetim Idrizi dhe z, Dashamir Tahiri kane filluar perpjekjet qe Problemi Cam te konsiderohet, ashtu sic e meriton Problem Mbarekombetar Shqiptar. Duke u bashkuar Camet, Kosovaret, Dibranet, Preshavasit dhe ata te Malesise se Ulqinit me qellimin fisnik te Shqiptarizmes dhe bere te njohur ne boten demokratike, do te vije dhe dita e denimit te Genocidit.
Analisti dhe studjuesi i mirenjohur anglez ,Z. James Pettifer specialist dhe njohes i mire i Ballkanit, ne studimin e publikuar nga Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Konflikteve prane Ministrise se Mbrojtjes te Britanise se Madhe me 2005, midis te tjerash per Problemin Cam nevizon:

“Greqia deri me sot refuzon njohjen se ky problem eshte per tu diskutuar. Nje aspekt i rendesishem i ketij qendrimi nuk jane pretendimet e cameve, te cilat jane shume te qarta ne perputhje me legjislacionin nderkombetar, por fakti se negociatat per zgjidhjen me camet do te hapin deren per pretendimet e slavo-maqedonasve te shperngulur per pasurite e tyre ne Greqine qendrore dhe ne Selanik. .
Keshtu qe me gjithe keto antagonizma ballkanike, ne mungese te dialogut politik, udheheqjet e moderuara mund te zoterohen shpejt nga forca me radikale dhe ka shenja te tilla qe forca militante te cfaqen ne Diasporen e Shqiptareve Came,sidomos ne Turqi por edhe ne SHBA dhe Kanada. ”

Dhe si perfundim Z. James Pettifer shton: “Per te hapur frontin e Camerise, faktikisht nuk nevojitet ndonje kapacitet i madh ushtarak duke u bazuar ne kufirin greko-shqiptar eshte nje mundesi reale paramilitare. Camet kane avantazhin se tokat e tyre shtrihen karshi ishullit te Korfuzit, nje nder burimet me te medha te ardhura te turizmit grek. ”

Keshtu afatet per zgjidhjen e ketij problemi aqe human dhe ligjor qe me shume te drejte ngrihet edhe nga institucionet nderkombetare dhe qirinjte paqesore te ndezur nga mijera came ne Qafe te Botes duhet patjeter te tundin qeveritaret e Tiranes dhe Athines

Sali Bollati New York 20 Qershor 2010

Comment

*