Genocidi grek, mbi një shekull halë në fyt të shtetit dhe qeverive shqiptare

Gani Vila

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, Shkelqesia Juaj, z. Ilir Meta

 

Rrethanat politiko-ekonomike e strategjike ballkanike dhe më gjërë si dhe zhvillimi i rrjedhave të tyre në përgjithësi mbas viteve 1990 ,kur u rivendosën marrdhëniet dipllomatike me shtetet perëndimore dhe vecanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kanë sjellë progres të madh shqiptarëve në planin kombëtar me një Kosovë shtet të pavarur e me më shumë të drejta për shqiptarët e tjerë që jetojnë në trevat etnike. Duket qartë se ky do të jetë edhe shekulli i sukseseve për fitimin e të drejtave në planin kombëtar të shqiptarëve. Duke ndjekur me vëmendje dinamikën e marrdhënieve midis Shqipërisë dhe shtetit fqinj,Greqisë sidomos mbas viteve 1990-të, të bën përshtypje heshtja e shtetit dhe e qeverive shqiptare ndaj genocidit më të tmerrshëm të viteve 1913-1914 që ushtria greke e kryeministrit Eleftero Venizellosit vrau dhe masakroi barbarisht popullsinë civile në Shqiprërinë Juglindore.
Shteti grek duke filluar nga viti 1844 ,kur ishte kryeministër Ioannis Kolettis ,shpalli “Megali Idea “ për një Greqi të madhe me kufi deri në teritoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine,duke përfshirë edhe trojet shqiptare.Historikisht teoria e “Megalo Ides “është përkrahur vazhdimisht nga të gjithë presidentët dhe qevritë e shtetit grek në të gjitha kohërat deri tek presidenti Prokopis Pavlopulos dhe kryeministri Aleksis Cipras që janë sot në pushtet.
Endërra e Vorio Epirit ,si pjesë e planit “Megalo idea “,është objektiv strategjik më rëndësi të vecantë dhe prespektiv i përhershëm i shtetit grek.Për realizimin e kësaj ideje Institucionet e shtetit dhe të qeverrive greke kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë hapur dhe fshehur. Me luftë ,në vitet 1913-1914 zhvilloi genocidin duke kryer krime të përmasave të mëdha njerëzore dhe materiale.Genocidin e vazhdoi edhe me popullsinë shqiptare që jetonte në zonën e Çamërisë.Vendosi Ligjin e luftës.Në gusht të vitit 1949 kërcënon përseri me luftë me të ashtu quajturin “ provokacion “.
Këto kanë qënë veprimtaritë antishqiptare më të dukshmet,por sa e sa plane,operacione e veprimtari të fshehta që grekët në bashkëpunim me aleatët e vet kanë bërë e investuar kundër vlerave shqiptare duke përvetësuar apo deformuar cdo realitet të vlerave të popullit shqiptar që nga historia jonë e lashtë ,me okupimin e tokave tona dhe vazhdon deri në pretendimet e sotme teritoriale.
Tentativat e qeverisë greke për marrjen e Vorio Epirit me forca ushtarake, duke aplikuar genocid të pastër për pastrim etnik ,u intensifikuan menjëherë mbas shpalljes së Pamvarsisë së Shqipërisë në Nëntor të vitit 1912.Aleatet ;Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia , në kuadër të Luftës së Parë Ballkanike ( 1912-1913 ) aplikuan planin sekret për pushtimin e trevave shqiptare.Në dhjetor të vitit 1913 qeveria greke e Venizellosit, e detyruar nga fuqitë e mëdha tërhoqi provizorisht ushtrinë e tij nga Shqipëria Juglindore dhe në fillim të janarit të vitit 1914 u rikthyen përsëri të njëjtat formacione të ushtrisë së rregullt greke që kishin pushtuar me 1913 Shqipërinë Juglindore ,duke shfarrosur me metoda dhe mjete të dhunshme gjithë popullsinë civile në këto zona,por këtë herë ushtria greke u maskua me uniforma civile për të disinformuar dhe përhapur kudo, deri tek ndërkombëtarët ,alibinë se kjo luftë po bëhet mes popullsisë civile të krishtere dhe myslimanëve shqiptarë.Këtë e vërteton edhe deklarimi i kryeministrit grek, Elefteros Venizellos, në Konferencën e Paqes ku në seancën dëgjimore të datës 24 shkurt 1919 dok.# 5, kur flitet për krimet që ushtria e tij kreu në formën e genocidit më të turpshëm të viteve 1913-1914 në Shqiperinë Juglindore, ai ndër të tjera deklaron se sipas tij 15.000 shqiptarët toskë janë masakruar nga shqiptarët violentë të krishterë.
Po ja se cfarë shkruan në ditarin ” Vorio Epiri ” edhe oficeri G.K. i ushtrisë greke, kur ishte në atë kohë vetë kryeministër Elefter Venizellos; …kishim urdhër të prerë nga komanda qëndrore e Athinës,që vrasjet e shqiptarëve duhet t’i bëjmë me mjete të ftohta [ bajoneta,thika,sopata hanxhare]…Ne përdorëm edhe mjetet që kishin shqiptarët në shtëpitë e tyre [sfurk,cengel,litar,zinxhira]…. megjithëse ushtarët tanë ishin të prëgatitur dhe të paguar mire kur ju prisnim kokat njerëzve dhe grave shtatzëna ju canim barkun e ua nxirrnim foshnjat… ulerinte dheu nga britmat…disa ushtarë villnin nga gjaku dhe dezertuan …shumica e popullsisë që ne vrisnim ishin gra,pleq e fëmijë…ishin të cuditshëm ,edhe të shtrirë gati për vdekje si burrat dhe gratë, nuk dorzoheshin…të gjallë e të vdekur i dogjëm që të mos linim shenjë për t’i kujtuar … hasëm vështirësi, pasi priftërinjtë dhe kryepleqtë e zonave nuk na ndihmonin me përjashtim të … një fshati …të Kolonjës.Ishim porositur që të linim ndonjë banor të ikte me vrap apo të fshiheshin e të shpëtonin gjoja nga pakujdesia jonë pasi ne donim që këta t’ju tregonin të larguarve tmerrin që panë me sy,që të ikurit të mos ktheheshin më…. Në fund të ditarit oficeri grek G.K.shkruan…Ishte e vështirë të vrisje cdo ditë njerëz,bëmë detyrën ndaj shtetit tonë,por unë kurrë nuk do ta bëja më këtë shërbim qoftë edhe për Krishtin…( siguroi nga arkiva dhe perktheu AK-Athine)
Fatin e ketij tmerri në mase të madhe fillimisht e provuan zonat e Leskovikut,Kolonjës,Permetit,Korcës,Tepelenës,
Skraparit,Beratit,Gjirokastrës deri në Delvinë e Sarandë.
Nga dokumentacionet e deritanishme vërtetohet se shifra e njerëzve të masakruar dhe vrarë në këto zona nga ky genocid gjatë viteve 1913-1914 është mbi 50.000 shqiptarë.Kulmi i krimeve të genocidit greke u realizua në korrik të vitit 1914 në fshatin Panarit të Korcës.Të gjitha shtëpitë e këtij fshati u kthyen në kasapanë.Ushtria greke dogji të gjallë barbarisht, vrau, theri me sopata,bajoneta,thika e mjete të tjera dhune popullsine civile; pleq,plaka,gra,të rinj e të reja, fëmijë të lindur e të palindur në barg të nënave,kanë përdhunuar dhe kanë marrë peng 47 vajza të cilat me përjashtim të një vajze që u kthye, nuk u gjendën më.Të vrarë,të masakruar e djegur të gjalle jane 375 persona.Mbi 167 të vdekur rrugëve për në ullishtat e Vlorës deri në bregdet.Me qindra familje të tmeruara u shpërngulën përgjithmonë nga fshati dhe u vendosën nëpër trojet më të largëta shqiptare edhe jashtë Shqipërisë si në; Maqedoni,Rumani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk u kthyen kurrë më në Panarit.Ushtria greke dogji 647 shtëpi që kishte fshati.Bilanci i ketij genocidi në Panarit ishte tragjik. Kurrë më në këtë fshat deri më sot nuk u rindërtuan më shumë se 200 shtëpi ,pa llogaritur me mijëra bageti dhe pasuri të tjera të grabitura.Në të gjitha këto zona që u përfshinë nga genocidi grek,nuk ka asnjë gjeneratë,familje , fis apo fshat që të mos jetë pjesë e dhimbjes së ketyre krimeve.Nga ky bilanc i dëmeve të mëdha njerëzore dhe materiale,rezulton se pasojat e tyre ndihen edhe sot.
I nderuar President i Republikës së Shqipërise z.Ilir Meta.Shqëtesimi dhe indinjata e popullit të zonës sonë është se të gjithë të vrarët e të djegurit nga ky genocid grek i viteve 1913-1914 në Shqipërinë Juglindore nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjehere interesimin,vëmendjen,përkujdesjen,studimin apo evidentimin e shtetit shqiptar dhe të qeverive të tij, qoftë edhe vetëm për statistika apo studime historike.Nuk është folur asnjëherë me grekët për këtë Genocid.Ndaj une dhe shumë të tjerë, nëpërmjet emisioneve televizive dhe shkrimeve, po pasqyrojmë krimet e këtij genocidi që së pari ta njohë këtë genocid vetë shteti shqiptar dhe pastaj bota me gjerë.
Me qëndrimin e deritanishëm, heshtjen,harresën,indiferentizmin,frikën,paaftësinë e paditurinë ndaj genocidit grek ,mos qoftë kjo tradheti , shteti shqiptar bie ndesh me detyrimet kushtetuese si dhe me moralin dhe traditat tona ndaj të vdekurve,pasi genocidi është vrasje masive e qëllimshme e civileve në bazë etnike,nacionale,racore,religjioze apo politike që tentojnë eleminimin fizik të kësaj kategorie njerëzish.Këto krime kanë ndodhur ditën me diell në Shqipërinë Juglindore zoti President,ndaj shqiptarëve duhet tu themi të vërtetën se cili është qëllimi i shtetit grek, si mendojnë e veprojnë dhe cfarë kërkojnë dhe bëjnë ata kundër shtetit shqiptar.Tu themi troc shqiptarëve se në thelb të edukimit të ndjenjave kombëtare, shteti grek i rrit dhe i edukon brezat e rinj në shkollë,në politikë,në art,në ushtri dhe fe me ëndrrën e papërfunduar të Vorio Epirit. Kështu një ditë edhe gjeneratat e reja të diasporës shqiptare të mbas viteve 1990 që jeton në Greqi me gjak qindpërqind shqiptar, po nuk ju saqrua qysh tani e vërteta e genocidit grek edhe ata jo vetem se do të humbasin,asimilohen si arvanitasit e lashtë por do të vijë dita që të luftojnë kundër shqipëtarëve dhe e gjithë kjo do të vijë vetëm e vetëm se shteti shqiptar në marrëdhënie me Greqinë nuk po punon në drejtimin e duhur jo vetëm në planin strategjik,por edhe në dinamikën e përditshme,pasi Greqisë i jepet hapësirë për të fallsifikuar faktet historike deri aty sa konsullatave greke ju hapi të gjitha zyrat e pushtetit local, bile edhe zyrat e gjendies civile i vuri në disozicion të punonjësve të asfalias greke.
I nderuar President.
Agjenturat greke mbas viteve 1990 në bashkëpunim edhe me UDB-në sërbe ,ka penetruar shumë në teritorin e Shqipërisë duke patur rezidentura në popullsinë civile nga Tropoja deri në Sarandë dhe në institucionet shtetërore nga Parlamenti i Shqipërisë deri në komunat më të largëta shqiptare.Nga pa aftësia e shtetit shqiptar, mbas viteve 1990 asfalia greke ka mundur që agjenturën e vjetër të kohës së komunizmit që ishin kryesisht të nivelit,barinj,minoritarë,kooperativistë,shoferë,berberë si dhe ndonjë intelektual,sot i ka zvendësuar ata,me deputetë,ministra,priftërinj,profesorë,historianë me flokë të bardha,gazetarë që paguhen në muaj sa fondi i pagave të një bashkie,avokatë,gjykatësa,biznesmenë e nënpunësa të institucioneve të rëndësishme informative e mediatike,gazetareske,emisione televizive,ku disa të vetëquajtur “analistë”, opinionistë” u jepet hapësirë dhe pagesë në televizione për më shumë se 20 vjet,të cilët pasi përmbushën me sukses detyrat e padronëve serbo-grek ,e kane arritur qëllimin duke e maskuar “ helmin e tyre “ në kuadër të “ fjalës së lirë dhe lirisë së mediave”.Me këto veprime publike ata kanë dëmtuar hapur ndjenjën kombëtare duke e quajtur të moralshme e të pranueshme të shahen figurat më të shquara në shekuj të kombit shqiptar si ; Gjergj Kastriot Skënderbeu,Nënë Tereza e etj,duke mbjellë harbutërinë në emisionet e televizioneve kombëtare,duke prishur cdo provë të prokurorisë,duke hedhur tymnaja e duke u bërë freski politikanëve të koruptuar dhe tani janë edhe moderatorë emisionesh.Të gjitha këto vertetojnë se “ fuqinë e pushtetit të katërt “në shqipëri nuk e kanë institucionet mediatike, por padronët.

Ata që mendojnë se nuk duhet të ngrihen këto diskutime me grekët nën pretekstin se janë të vjetra,se nuk është momenti,se ndikojmë në marredheniet me ta ,nuk na japin votën pro në BE etj,janë gabim.Disa historianë dhe arkeologë që Enveri u kishte besuar të shkruanin Historinë e Shqipërisë dhe origjinën e prejardhjes sonë, shkruajtën jo vetëm tre rjeshta në librin e Historisë së Shqipërise ,por i prishën edhe kuptimin këtyre krimeve duke e quajtur atë masakra e Panaritit,masakra e Hormovës,pa shpjegim se kush e vrau këtë popullsi.Ku i lanë mbi 50,000 shqiptarë të vrarë,thua ta kenë harruar këtë gjenocid ?.Arkeologjia shqitare nuk gërmoi aspak jo vetem nën tokë, por as në muzeumet përkatëse.Lind pyetja se edhe në këtë fushë të ketë qënë paaftësi në një kohë kur populli shqiptar nuk la kodër e mal pa gërmuar duke i kthyer ato në fusha pjellore. Të gjitha këto kanë një emërues që ka dëmtuar çështjen kombëtare.Nëse ne shqiptarët nuk respektojmë të vdekurit dhe vecanërisht të vrarët padrejtesisht në shtëpitë e tyre, nuk na respekton askush.Populli grek ka kulture civile dhe jam i bindur se do ta gjejë formën dhe mënyrën për ta respektuar popullsinë shqiptare që të parët e tyre kanë vrarë në ato vite.Prandaj ju si pushtetarë duhet të zgjoheni nga gjumi shekullor dhe ta hiqni atë halën që ju ka ngelur në grykë,pasi heshtja juaj për cdo arsye qoftë jo vetëm që i ka lënë të vrarë e gjallë në breza të poshtëruar, por nga ana tjeter ka favorizuar ekzekutorët.Ndaj i nderuar president aktualisht grekët guxojnë të kërkojnë hapur teritore shqiptare,kërkojnë të mos dëgjojnë më kërkesa dhe emrin Çamëri nga shqiptarët,kërkojnë eshtrat e ushtarëve grekë të qënë e të paqënë , të vrarë në Luftën Italo-Greke e tu ngrenë edhe monumente në tokën shqiptare ,kërkojnë prej shtetit shqiptar më shumë të drejta për minoritetin grek që jeton në Shqipëri,kërkojnë që Himara dhe vende të tjera në Shqipëri të njihen si minoritete greke etj.etj.Këto kërkesa të shtetit grek janë tërësisht pjesë thelbësore e ëndrres greke të Vorio Epirit.
“Nisën të ndërtohen monumentet kushtuar ushtarëve grekë të rënë në luftën kombëtare për çlirimin e Vorio Epirit”-kështu kanë komentuar mediat greke lajmin për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri.
“ Zjarri “ është ndezur dhe tymi i kësaj pune vjen mbrapa.Ndoshta aq kohë larg sa jo vetëm unë dhe Ju z.president nuk do të jemi më gjallë, por edhe shumë breza të tjera pas nesh.Në këto rrethana shteti shqiptar jo vetëm që duhet të jetë korrekt me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,me legjislacionin e të drejtave ndërkombëtare si palë e denjë ndërshtetërore,por të tregoheni edhe fisnikë e komshi të denjë me fqinjët.
I nderuar President Meta,ka dëshmi dhe prova se një pjesë e ushtarëve dhe oficerëve të ushtrisë greke ,të vrarë apo të ngelur të gjallë në Luftën Italo-Greke në vitet 1940-1941,kanë qenë pjesëmarrës në formacionet e ushtrisë greke në vitet 1913-1914 e janë ata qe kanë kryer genocidin në Shqipërinë Jugelindore. Me këto varreza greke që po ndërtohen në tokën tonë, mbi gjakun,mbi hirin e eshtrave të djegura,mbi aktet e përdhunimeve të të parëve tanë të kryera nga grekët,jo vetëm shpirtërat e të masakruarve nuk do të prehen të qetë, por edhe ne, pasardhësit e tyre brez pas brezi ,nuk do të harrojmë këto krime makabre të grekëve dhe indiferentizmin e pushtetarëve shqiptare që për më shumë se nje shekull nuk kanë qenë të aftë e të zotë që t’ja u bëjnë të ditur popullit grek dhe gjithë botës mbarë se në vitet 1913-1914 ushtria e rregullt e shtetit grek, me kryeministër Eleftero Venizellos, realizoi Genocid të pastër etnik në Shqiperinë Jugëlindore.Edhe pse kanë kaluar 104 vjet, këta njerëz të pafajshëm nuk kanë varre,nuk kane simbole në nderim dhe respekt të tyre.Në këto rrethana shteti shqiptar duhet ta shkruajë të vërtetën e këtyre vrasjeve në Historinë e Shqipërisë , për të cilat nuk është folur deri tani me pretekst banal duke rënë preh e legjendave dhe e përrallave greke.Atyre ju intereson që rishikimin e marrëdhënieve me Shqipërinë ta fillojnë nga vitet 1945, bile duke folur e trajtuar këto probleme butësisht,pasi nëpërmjet kësaj sjellje si dhe kartonit që kanë në BE ,ata kapërcejnë dhe mbulojnë krimet që kanë kryer nëpërmjet Genocidit të viteve 1913-1914 si dhe me mijra vrasje makabre që kanë bërë në kufirin Shqiptaro- Grek nga vitet 1990 e deri më sot me emigrantët shqiptarë. Shteti grek, minimalisht për genocidin që ka kryer ndaj popullsisë civile shqiptare, duhet të kërkoje falje botërisht.
I solla këto informacione pasi të gjitha këto krime i ka paguar gjithmonë me gjak e jetë njerëzish dhe dëme të pallogaritshme materiale vetëm populli ynë shqiptar.
Fakti që unë po ju shkruaj Juve si President i Shqipërisë është jo vetëm se keni këtë funksion,por kam një shpresë tjetër tek ju.Kam besim se gjaku juaj si shqiptar,sado që në këto vite të mbrapshta trazicioni të Shqipërisë t’u jetë holluar, si skrapalli që jeni nuk besoj se e keni humbur genin .Pasi Ju edhe sikur jetë mbretërore të keni bërë në Skrapar,nuk besoj se të parët tuaj nuk ju kanë treguar e folur ndonjë histori të dhimshme mbi këto krime makabere që ka bërë greku edhe në zonën tuaj në vitet 1913-1914.
Ajo që unë kërkoj prej Jush i nderuar z.President është një gjë e thjeshtë ,veprim njerëzor,pa kosto .Kërkoj që ju si burrë shteti të ndiheni për një moment qytetar i thjeshtë, t’i përjetoni këto dhimbje dhe këtë fyerje shekullore si gjithe populli,si skrapallinjtë tuaj dhe pastaj jam i bindur dhe kam besim se me funksionin që keni dhe eksperiencën shumë vjecare në politikë, do ta keni të lehtë që të urdhëroni institucionet përkatëse që të bëjnë evidentimin dhe dokumentimin e dosjes së Genocidit të kryer nga ushtria greke në vitet 1913-1914.Keshtu, ju z.President ,do të kryeni detyrën si shqiptari i pare që jeni në Republikën e Shqipërisë dhe me veprimin tuaj do t’ju ktheni respektin,dinjitetin,krenarinë kombëtare të vrarëve dhe ne te gjallëve e keshtu do te kemi mundësinë ne dhe brezat që do të vinë që për shpirtin e tyre në qendrat e qyteteve të Shqipërisë Jugelindore të ndezim ndonjë qiri e të vendosim tufa me lule ne monumentet që do të ngrihen për pasqyrimin e historisë së ketij genocidi.
Me respekt dhe konsideratë të lartë

Gani Vila
Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve ( ALBTVUSA )
Michigan 12 Shtator 2018

Comment

*