Gent Cakaj kritika Prokurorit Special, “jo” ndarje Kosovës (intervista pamje, zë)

Për gazetën e komunitetit shqiptaro-amerikan “ILLYRIA” në intervistë ishte Denion Ndrenika, ndërsa për RTK-në, gjithashtu Denion Ndrenika dhe Arben Rasit, autor i programit “Në vëzhgim”

I Ngarkuar si ministër i Jashtëm, Gent Cakaj tha se Gjykata Speciale është problem i madh, por i pashmangshëm.

Gazeta “ILLYRIA” dhe RTK zhvilluan një intervistë të përbashkët ekskluzive me të Ngarkuarin me detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Për gazetën e komunitetit shqiptaro-amerikan “ILLYRIA” në intervistë ishte Denion Ndrenika, ndërsa për RTK-në, gjithashtu Denion Ndrenika dhe Arben Rasit, autor i programit “Në vëzhgim”.

Ai u përgjigj se kompromentohet marrja e presidentit Hashim Thaçi si të dyshuar veçanërisht duke qenë në pyetje kryetari i shtetit, shteti dhe vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Zoti Cakaj i tha tha gazetarit tonë Denion Ndrenika se Shqipëria ka marrë si shtet barrën për t’i reaguar shkeljeve të Prokurorit Special kundër presidentit Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli.

Zoti Cakaj theksoi se nuk ka qenë kurrë në pyetje ndarja e Kosovës, shkëmbimi i territoreve dhe assesi ndonjë rol i Shqipërisë në këtë punë.

Për shefin e diplomacisë ky problem rëndon Kosovën ndërkombëtarisht dhe me shtysën e Serbisë për ta njollousr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetin e Kosovës.

Njejtë zoti Cakaj mohon tërësisht çdo zë që flet për opcionin e ndarjes së Kosovës dhe rolin e Shqipërisë.

Comment

*