George W Bush: Joe Biden është një njeri i mirë – lutem për suksesin e tij

Zëri i më shumë se 70 milionë që votuan për Presidentin Trump do të vijojë të dëgjohet nga republikanët e zgjedhur në të gjitha nivelet e pushtetit

 

Ish-presidenti republikan i viteve 2001-2009, George W Bush ka botuar një mesazh lidhur me zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA. Nëpërmjet tij, ai u bën thirrje amerikanëve që të bashkohen për hir të familjeve të tyre dhe të ardhmes së këtij kombi. Ai shprehet optimist se çdo problem mund zgjidhet “nga vullneti i bashkuar i një populli të lirë”.
Më poshtë vijon mesazhi i plotë. (Përkthimi nga Ruben Avxhiu/Illyria)

DALLAS, TEXAS — Sapo fola me Presidentin-e-Zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. I shpreha urimet e mia të ngrohta dhe e falenderova për mesazhin patriotik dhe ofroi një natë më parë.
I telefonova edhe Kamala Harrisit për ta uruar për zgjedhjen e saj historike si zv-presidente. Ndonëse kemi dallime politike, e di që Joe Biden është një njeri i mirë, që fitoi mundësinë për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë. Presidenti-i-Zgjedhur ka nënvizuar se ndonëse kandidoi si demokrat, do të qeverisë për të gjithë amerikanët. I ofrova të njëjtën gjë që i kam ofruar presidentëve Trump dhe Obama: lutjet e mia për suksesin e tij si dhe premtimin për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme.
Dua ta përgëzoj Presidentin Trump dhe mbështetësit për punën e madhe të fushatës së tyre. Ai mori votat e më shumë se 70 milionë amerikanëve – një arritje e jashtëzakonshme politike. Ata folën dhe zërat e tyre do të vazhdojnë të dëgjohen nëpërmjet republikanëve të zgjedhur në të gjitha nivelet e pushtetit.

Fakti që kaq shumë prej bashkëqytetarëve tanë morën pjesë në këtë zgjedhje është një shenjë pozitive e shëndetit të demokracisë sonë dhe ia tregoi botës fuqinë e saj. Pavarësisht se si votuat, vota juaj ka rëndësi. Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të sfidojë ligjërisht rezultatet, si dhe çfarëdo çështje të pazgjidhur që duhet të marrë përgjigjen e nevojshme. Populli amerikan duhet të ketë besim se këto zgjedhje ishin themelisht të ndershme, integriteti i tyre do të provohet, dhe rezultati i tyre qe i qartë.
Sfidat me të cilat përballet vendi ynë do të kërkojnë maksimumin nga Presidenti-i-Zgjedhur Biden dhe Zv-Presidentja-e-Zgjedhur Harris – maksimumin nga të gjithë ne. Duhet të bashkohemi për hir të familjeve tona dhe fiqnjve tanë, të kombit tonë dhe të ardhmes së tij. Nuk ka asnjë problem që nuk zgjidhet nga vullneti i bashkuar i një populli të lirë. Laura dhe unë luten për udhëheqësit tanë dhe familjet e tyre. Ne ilutemi Zotit që të vazhdojë bekimin e vendit tonë. Dhe u kërkojmë të gjithë amerikanëve që të na bashkohen për t’u uruar sukses presidentit dhe zv-presidentes së ardhshme ndërsa përgatiten që të marrin përsipër detyrat e tyre aq të rëndësishme.

George W Bush

Comment

*