Gerard Depardieu luan në filmin e regjisorit Arben Kastrati

Prishtinë, 5 maj 2019 – Aktori i njohur francez Gerard Depardieu do të jetë pjesë e ekipit të filmit  “Unë dhe Millosheviqi” të skenaristit e regjisorit kosovar Arben Kastrati dhe regjisorit francez Nicolas Duval, shkruan KultPlus.

Gérard Xavier Marcel Depardieu është një ndër aktorët më të njohur të filmit në botë. Prej viti 1967, ai ka luajtur në më shumë së 170 filma të zhanreve të ndryshme.

Filmi “Unë dhe Millosheviqi” do të ketë në qendër të tij një hero të shpallur aksidentalisht, duke shfrytëzuar rrethanat në të cilat gjendet Kosova.

Skenaristi dhe regjisori Arben Kastrati ka mbledhur rreth vetes një kastë të njohur aktorësh si dhe profesionistë të fushës së kinematografisë, për realizimin e filmit.

Në mesin e tyre është edhe aktorja francezë Nathalie Boyer. Ajo do të luajë rolin e një gazetarje, e cila ballafaqohet me vështirëse i dhe rreziqe të jashtmëzakonshme gjatë raportimit të saj për luftën.

Ky rol i ka pëlqyer shumë aktores franceze, që në momentin që e ka lexuar skenarin dhe ka pranuar të realizojë xhirimet në Kosovë.

Xhirimet për filmin “Unë dhe Millosheviçi” priten që të fillojnë në shtator. Filmi është një produksion në mes të Francës, Maqedonisë dhe Kosovës.

(r.m.)

Comment

*