Gëzuar Dita e Mësuesit – 7 Marsi

Në vend të një urimi për babain tim – ish -mësimdhënës në shkollat e para shqipe në Maqedoni dhe në shenjë respekti për të gjithë ata veteranët e arsimit dhe mësuesit që mbajten gjallë fjalën e bukur shqipe! në Kosovë e viset shqiptare

 

Nga Beqir Sina

NEW YORK: Dita e Mësuesit – 7 Marsi është një ditë dhe datë e madhe për arsimin shqip kudo që ndodhet në trojet etnike shqiptare. Për këtë arsye sot është një urim e i madh për të gjithë ata mësuesdhënës e mësuesedhenëset që kontribuan dhe kontribojnë për këtë ditë të madhe të arsimit shqip, ngaqë arsimi jo vetë që e nxori nga injoranca dhe padituria kombin shqiptar, por i dha mbarë botës shqiptarë të ditur dhe me shumë me kulturë.

Me këtë rast gjejë rastin të urojë edhe një ish mësimdhënës, në trojet shqiptare babain tim i cili për më shumë se një dekadë në fshatrat shqiptare në Maqedoni, mësoje dhe përhapi me mësuesit e tjer, gjuhën shqipe në gjitha trevat shqiptare, si misonar të dijes.

Historia jonë kombëtare, e arsimit shqip në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës, është e përmbushur edhe me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare, patriotizimit intelektual nga shumë prej mësimdhënsit e parë, që shkuan nga Shqipëria, në Kosovë e trevat shqiptare për rreth tyre.

Kohën, kur ata u arratisën dhe dolën në Jugosllavinë e athershme, e cila sot nuk egziston më pas shkërrmoqjes së saj, janë qindra mësimdhënës, madje mes tyre edhe gra nga Shqipëria, mëmë dhanë mësim në Kosovë dhe viset shqiptare nën ish Jugosllavi.

Ata duke punuar ato vite si arsimtar, ata i kontribuan me mundin e tyre ndër vite çështjes sonë kombëtare, gjithandej, me të dalur në Kosovë, dhe trojet e tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi, nga që dikush kishte arsimin e lartë, e dikush ishte me shkollën e mesme, ata ditën të përhapën zërin e shqiptarisë me anë të dijes, nëpër shkollat shqipe në fshatrat shqiptare.

Në këto shkolla u përgatitën dhe nxënësit e parë, që pas me kalimin e kohës ata do të bëheshin edhe vet mësuesit e parë, që përhapën ata dijen në gjuhën amtare në Kosovë e trevat shqiptare nën okupimin serbo-sllavë.

Kjo pra ka qenë një detyrë fisnike dhe aq patriotike, ndër vite për shumë patriotët shqiptarë, të cilët me dijet e tyre, u bën më pas përhapsit e gjuhës së ëmbël dhe të bukur shqipe, sidomos në vendbanimet shqiptare, në vitet e egra të okupimit serbo-sllav në ish Jugosllavi.

Shumë mësimëdhënës nga Shqipëria, në atëbotë ishin nga ata që kundërshtuan regjimin dhe nuk u pajtuan asnjëher me regjimin komunistë të Enver Hoxhës, deri sa mundën të arritisen për t’i ikur atij rregjimi, dhe u bër ata më pas përhapësit e gjuhës shqipe, në të gjithë ish Jugosllavinë, së bashku me mësimdhënsit e tjer shqiptarë nga Kosova e trevat shqiptare.

Një kujtim prej tyre, që na sjell shumë domëthënie dhe na tregon shumë, është edhe kjo fotografi bardh e zi, e atyre viteve, që sot çdo njeri do të ruante, dhe do të kujtonte me shumë dashuri e mall shumë.

Kjo fotografi është e ruajtur dhe mbajtur me kujdes nga arkiva e autorit të saj, që nuk jeton më, por që ish disa nga nxënsit e tij të parë të asaj shkolle, e kanë kërkuar ta nderojnë atë me një mirënjohje si një ndër mësuesit e parë shqiptarë, nga Shqipëria në ato fshatra.

Në fotografinë e afro 60 vjetëve më parë, si shikohet në të, janë një grup fëmijësh shqiptar të asaj kohe, të qeshur dhe gëzuar para mësuesit të tyre të parë – dhe si shkruan vet autori në shënimin e tij , që ka lën në fotografi , shpjegon se janë nxënsit e klasës së parë në fshatin Hamje, një fshat ky 16 km larg Shkupit

Fotografia thotë ai është e vitit 1960 –

Kjo sipas arkivës ka qenë edhe një ndër shkollat, e para shqipe në zonën shqiptare të Shkupit, ku për 3 vjet mësues ishte autori i kësaj fotografie Rasim Sina, një ish i arratisur nga Shqipëria më 1957, i cili dha mësim për 10 vjet atje, duke mësuar fëmijët shqiptar në të kohë, së bashku me të arratisur të tjer nga Shqipëria, në zonat e tjera shqiptare, fshatrat për rreth Shkupit – Tetovës dhe Gostivarit.

Ndërkohë thuhet se ka qenë një pjesë tjetër e këtyre të arratisurve, që sipas ish nxënësve të tyre, dhe kolegve shgqiptar nga ato vende, dhanë mësim në ato vite edhe nëpër Kosovë, Malin e Zi, dhe disa fshatra të Luginës së Preshevës.

Comment

*