Gëzuar festën kombëtare në “Folenë e Shqiponjës” në SHBA

Dhjetëra bashkëkombas u mblodhën këtë vit me rastin e Ditës së Flamurit për të festuar në Vreshtarinë “Aquila’s Nest Vineyards” (Foleja e Shqiponjës), në Newtown, Connecticut.

Këtë biznes të mrekullueshëm shqiptar “Illyria” e ka përshkruar pikërisht pak ditë më parë mund të lexoni në këtë lidhëz: http://illyriapress.com/vreshtaria-foleja-e-shqiponjes-nje-kend-i-bukur-i-universit-shqiptar-ne-shba/

Kësaj here pjesëmarrja ishte kryesisht shqiptare, e përshkruar nga malli për atdheun e parë. Pati muzikë, këngë me çifteli etj. Pjesëmarrësit kënduan së bashku himnin e flamurit, provuan verërat e prodhuara nga kjo vreshtari e frymëzuar nga legjendat e lashta, shkëmbyen kujtime nga atdheu e gëzuan së bashku.

Për pak momente harruan pandeminë, problemet që ende rëndojnë në atdheun që kanë lënë pas e pasiguritë e kohës sonë. (r.a.)


Comment

*