Gjenerali Hodges nuk beson se Qendra ruso-serbe në Nish është humanitare

Beograd, 16 nëntor 2017 – Komandanti i Ushtrisë së SHBA-së për Evropë, gjenerali Ben Hodges ka thënë se nuk beson se qendra ruso-serbe në Nish është qendër humanitare.

Ai ka thënë se emërtimi “Qqendër Humanitare” është vetëm “fasadë”.

“Unë nuk besoj se kjo është qendër humanitare. Kjo është fasadë dhe nuk është ajo për të cilën paraqitet”, ka thënë Hodges  për Insider, transmetojnë mediat serbe.

Gjenerali Hodges ka theksuar se kjo qendër duhet të punojë në mënyrë transparente dhe ka shprehur dëshirë ta vizitojë atë. (r.m.)

Comment

*