Gjeoshkenca parasheh përmbytje sidomos në Shkodër

Instituti i Gjeoshkencës vendos sinjalin e alarmit për përmbytje në qarkun e Shkodrës gjatë ditës së sotme.

Në raportin e parashikimit të motit për ditën e hënë, ky institucion shprehet se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Të hënën në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të rriten prurjet në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të ketë tendencë për rritje tw nivelevedhe rrezikut gjatë të hënës.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja dhe reshjet e pritshme është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Në gjithë pjesën tjetër të territorit gjatë të hënës, sipas IGJEUM, priten reshje ndërsa në qarkun Shkodër dhe Lezhë ato pritet të jenë intesive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan priten mesatare të shoqeruara edhe me shtrëngata.

Comment

*