Gjermania s’ka ende qëndrim për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Tiranë, 13 qershor 2018 – Gjermania ende nuk ka marrë vendim nëse do të japë votë pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në fund të qershorit.

Por, Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange, tha se reforma në drejtësi do jetë kyçe në këtë vendimmarrje.

“Sot ende nuk mund tu jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale në këtë drejtim.Por ajo që mund tu them është se progresi në reformën e drejtësië, përshpejtimi i reformave në procesin e drejtësisë është një nga hapat e rëndësishme që do të kenë ndikim në këtë vendimmarrje dhe siç jeni të informuar ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve. Patjetër që edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë të Shqipërisë. Sistemi i drejtësisë është i rëndësishëm edhe për ne, ka një rëndësi të madhe, kjo është arsyeja që unë kam ardhur sot”, deklaroi Lange.

Ai tha se Gjermania do ta marrë vendimin e saj brenda afateve kohore., por bëri thirrje për përmirësim të systemit të drejtësisë.

“Ne do ta marrim vendimin tonë në kohë, vendim që do merret para mbledhjes së Këshillit Europian. Çështja e zhvillimeve në fushën e drejtësisë do të luajë një rol të rëndësishëm.  Sistemi i drejtësisë është çelësi për një zhvillim ekonomik. Një shtet i së drejtës që funksionon është dhe baza për funksionimin e ekonomisë dhe biznesit. Pa shtetin e së drejtës nuk mund të ketë atraktivitet për investitorët, u shpreh Lange, citon Ora News.

Duke komentuar vlerësimet e zëvendës-kryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul, se Shqipëria nuk e ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave dhe se Tahiri është peshk i madh dhe Xhafaj duhet të largohet, Christian Lange tha se ai është i surprizuar nga kolegu i tij.

“E kam dëgjuar deklaratën e kolegut Wadephul dhe mund tu them që Gjermania nuk e ka traditë të mbajë qëndrim mbi çështje të politikës së brendshme prandaj edhe kjo gjë më ka surprizuar. Nuk është praktikë e zakonshme e Gjermanisë të mbajë qëndrime për politikat e brendshme të shteteve”, tha ai.

Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe kur u pyet nëse çështja Tahiri është kusht i Gjermanisë për negociatat.

“Nuk është e zakonshme që raste të veçanta të kthehen kusht për projekte europiane, më shumë nuk kam çfarë tu them”, përsëriti ai.

Lange ritheksoi se politika shqiptare duhet ta luftojë korrupsionin, të vijojë thellimin e reformave dhe të shmangë  konfliktet.

“Bllokadat politike nuk ndihmojne për të ecur përpara me reformat në vendin tuaj. Ne gjermanet jemi te  prirur per konsensus, gje qe te ju se kam pare.Konsensusi eshte diçka qe ndihmon shtetin e se drejtes dhe forcimin e demokracise. Procesi i vettingut eshte duke u zbatuar, eshte mire te zbatohet me shpejt. Ajo qe mund tu them eshte se pershpejtimi i reformës ne drejtesi eshte hap i rendesishm qe do ndikojë ne kete vendimmarrje”, u shpreh Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. (r.m.)

Comment

*