Gjetan Keta pret në Dibër meksikanin Paul në prani të të madhit Tyson (pamje)

Gjetan Keta do të rikthehet të boksojë në atdhe dhe do ta bëjë në Dibër të Madhe. Pasi triumfoi përballë kolumbianit Caceres në Qershor, “Iron Mike” shqiptar do të sfidojë boksierin nga Meksika, Paul Venezuela Junior

8 shtator. #DibraEmadheEshteShqiperi.#VITIiSKENDERBEUT, nder dhe obligim per ta nderuar.Shperndaje te lutem.

Posted by Jonny Ismail Keta on Wednesday, August 22, 2018

31-vjeçari numëron 23 fitore në boksin profesionist, 16 prej të cilave me “knock-out” dhe 7 humbje, ndërkohë që për luftëtarin kuqezi ky do të jetë dueli i 27 në karrierën në nivelin profesionist.

Supersfida do të zhvillohet më datë 8 Shtator dhe do të jetë një tjetër mundësi që Gjetani të ngjisë shkallët për të siguruar sërish një ndeshje titulli.

Lajmi është konfirmuar nga vëllai dhe njëkohësisht trajneri i boksierit shqiptarë, Ismail Keta që në një video të postuar në rrjetin social “Facebook” ka ftuar të gjithë dashamirësit e këtij sporti dhe jo vetëm për të ndjekur nga afër këtë përballje. Gjithashtu, ai ka konfirmuar dhe praninë e ish-kampionit të botës për peshat e rënda, Mike Tyson.

“Pas sukseseve të fundit të Gjetanit disa Federata Botërore shfaqen dëshirën që ai të konkurojë për titullin Botërorë. Për ne shqiptarët viti 2018 është viti i Skënderbeut. Për këtë arsye ne vendosëm që me 8 shtator Gjetani ta zhvillojë duelin e radhës në trojet shqiptare, në Dibrën e Madhe. Përveç kësaj një motiv tjetër, tepër i madh është që i madhi i boksit Mike Tyson shprehu dëshirën për të parë nga afër ndeshjen e Gjetanit, “live” në trojet shqiptare. Në Tiranë, falë nofkës që Gjetani mban dhe stilit të tij, “Tysoni i Bardhë” (oraNews)

###

“Gjergj KASTRIOTI”
Nga meraku te mos e turperoj në ringun e boksit nuk e bera tatuazh të madhin.!
I njejti edukim dhe krenari për heroin ishte dhe tek GJETANI.
Falë zemrës së tij luftarake dhe besimit tek unë si vëlla dhe Trainer, vendosi të bëj tatuazh SKËNDERBEUN.
🙏Deri më tani edhe në 3 humbjet që ka pasur, jo vetëm mua si vëlla dhe Trainer, por kushdo që e ka shikuar GJETANIN, nuk ka ngelur kokeulur.
Vështirësitë të bëjnë edhe më të fortë thotë populli edhe pervoja ime.!
Pas humbjes në vitin 2016 për arsye shendeti, ai u rikthye edhe me i forte me 4 qershor në Myni.
Kjo fitore prej një dueli tepër të fortë, shtoi edhe dëshirën e disa federatave të mëdhaja që Gjetani të rikunkuronte edhe për titull botë. 👌

2018-ta “viti i SKËNDERBEUT”.!

Pas një takimi me kryetarin e Dibrës se madhe, z. Rrushdi Lata, GJETANI kishte dhene fjalën që vitin e SKËNDERBEUT do ta respektojmë me ndeshjen e radhës në Dibër ku i madhi SKËNDERBE lindi edhe u rikthye.!
Ide e madhore, por jo e lehtë për tu bere realitet dhe sfiduar,sjell një kampion e bote aty.!

🙏, nuk jemi të vetmit ne që sportin nuk e bëjnë vetëm për para. !
Ashtu dhe boksieri meksikan #PaulValenzuelaJr, kampion bote në versionin WBU ku titujt e saj i mbanin edhe kampion të mëdhenj si George Forman, Roi Jon’s e tjr, me vetëbesim pranoji sfidën e GJETANIT për titullin e tij botëror duke thënë, “shihemi në vendlindjen tende KETA”!!
Pra miq,dt 8 shtator. !!!
Në Dibër të madhe Getan KETA sfidon kampionin e botës, meksikanin PAUL Valenzuela Jr.!!
Përgjegjësia për tju nderuar juve, heroin tonë, Dibrën dhe shqiptarinë, kalon çdo kufi.! Me ju ndihemi të pamposhtur.!
Faleminderit juve, bashkisë së Dibrës madhe dhe sponsorit gjeneral KASTRATI për ndimesen për të sjell në trojet shqiptare këtë event në nder të SKËNDERBEUT.

Ismail Keta postim facebook

Comment

*