Gjiknuri paraqet projektet për aeroportet e Sarandës dhe Vlorës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, gjatë raportimit që bëri sot lidhur me atë çfarë parashikon buxheti 2018, në sektorin që ai mbulon, ceku të gjitha investimet që janë parashikuar të nisin gjatë vitit të ardhshëm dhe që pritet të sjellin një ndikim të madh në ekonominë e vendit.

“Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër dhe do të ketë më pak trafik për qytetarët që kanë ahsur probleme, sepse do të lidhet edhe me segmentin Tiranë-Durrës. Do të hapim dhe kompletojmë projektin e ri që ka të bëjë me by-pass-in e Tepelenës, që kompleton gjithë aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesnë tjetër që shkon në Sarandë. Do të nisim lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë, me rrjet të ri rrugor. Edhe Rruga e Kombit, që duhet të themi se është një rrugë e pa-përfunduar, do të nisë të plotësohet nga Kukësi deri në Morinë, për ta bërë siç duhet të jetë. PPP-të janë me financime të qëndruehsme, me haëpsira nga buxheti i shtetit, nga projekte afatgjata” – tha Gjiknuri.

Ai vijoi më tej duke garantuar se fokusi i qeverisë do të jetë te “korridori Veri-Jug, pjesë e korridorit Ionian-Adriatik, që do të na ndihmojë që Shqipëria të lidhet më mirië me vendet fqinje dhe do t’i japë frymë ekonomisë tonë detare, porteve tona. Duhet të shfrytëzojmë pozicionin gjeografik, që portet tona të jenë në shërbim të ekonomive rajonale. Do të vijojmë me plotësimin me të gjitha standardet të aksit Kashar-Rrogozhinë, si dhe përmirësimin e senetit nga Plepat në Fier, që nuk përfundoi asnjëherë, pasi ka shumë mbikalime dhe rreth-rrotullime të papërfunduara” – tha ministri socialist.

“Do të bëjmë By-pass-et shumë të rëndësishme të Fierit dhe të Vlorës, që janë kthyer në gangrenë, dhe nyje problematike gjatë verës. Ky buxhet i garanton. Ndërkohë, bashkë edhe me Fondin e Zhvillimit, kanë nisur rrugë si ajo e Lumit të Vlorës, si dhe do përfundojmë Kardhiq-Delvinë, do përfundohet me pagesat afatgjata nga buxheti i shtetit, brenda hapësirave fiskale dhe buxhetore që ne kemi. Ky buxhet do të garantojë nisjen e Rrugës së Arbrit, pasi të lidhet kontrata do të nisë puna dhe ajo do të kthehet në një nyje ndërkombëtare që do të lidhet me Maqedoninë, q ëdo të jetë dhe nyje e rëndësishme e shkëmbimit ekonomik mes dy vendeve. Është një buxhet i konsiderueshëm për infrastrukturën rrugore, nuk është i mjaftueshëm për gjithçka, por për infrastrukturën për këto 4 vjetë, dhe sidomos buxheti i këtij viti, bëjnë që të përfundojmë segmentet e nisura dhe hapja e të tjerave që i shërbejnë Shqipërisë për t’u kthyer në një nyje rajonale të tregtisë, duke eliminuar shumë probleme që kanë hasur qytetarët” – vijoi më tej ai.

Lidhur me energjinë elektrike Gjinkuri u shpreh se nuk duhet bërë “populizëm me burimet kombëtare, qytetarët duhet të paguajnë tarifën për shërbimet, si dritat dhe uji. Atë që bëmë me energjinë elektrike do ta bëjmë edhe me ujin, sfida është e vështirë, por do të realizohet”.

Sa i takon situatës portale dhe hekurudhore ministri bëri me dije se “portet tona duhet që edhe të investojnë, dhe për këtë shteti jep kredi të buta, që lahen vetë nga autoritete prortuale. Në mënyrë që portet tona të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe Shqipëria të bëhet vend tranzit për mallra të vendeve të rajonit. Dje pata vizitë në Malin e Zi, vumë në përdorim një stacion të përbahskët hekurudhor dhe ka një shkëmbim më të madh të mallrave nëpërmjet hekurudhës, është një sektor që gjeneron të ardhura, dhe transporti është  më i lirë. Edhe segmenti deri në Hanin e Hotit të ketë një gjallërim”.

Gjiknuri parashtroi edhe planet që ka qeveria për ndërtimin e aeroporteve të reja në vend. “Kemi plane edhe për promovimin e mundësisë së ndërtimit të aeroporteve të reja, një konsorcium turk ka shprehur interes për aeroportin e Vlorës dhe po bën fizibilitetin, ndërkohë që synohet edhe një aeroport turistik në Sarandë, me kapacitetet turistike që ka Saranda, ka shumë mundësi që ta justifikojë ngritjen e një aeroporti”.

Së fundi, lidhur me krizën energjetike në vend Gjuknuri tha se ishte “viti më i thatë që nga 1991, që ka kushtuar në sektorin e energjisë elektrike. Por edhe në kushte krize, rezistuam, sepse në 2011 kur kriza ishte më e lehtë, keqadministrimi dhe humbjet në rrjet e bënë më të rëndë. Energjia ka akoma nevojë për më shumë investime dhe disiplinë. Është bërë progres si në arkëtim ashtu edhe në atë të humbjeve. Gati 300 milionë euro me kontrata të lidhura kemi për hidrocentralet e Kalivaçit, Poçemit, Shalës dhe të tjera që janë kontraktuar kohët e fundit, janë një balancë e mirë për të mos humbur nga rimi ynë”.

Shqiptarja.com

Comment

*