Gjirokastra e shpall vitin 2021 si “Viti Kadare”

Tiranë, 28 janar 2021 – Viti 2021 do të shpallet si “Viti Kadare” nga Bashkia e Gjirokastrës.

Propozimi drejtuar Këshillit Bashkiak është dhënë sot, në ditën e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, raporton BalkanWeb.

Kryebashkiaku Flamur Golemi ka thënë se kalendari i aktiviteteve kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës gjatë këtij viti do të jetë i fokusuar në tematika që lidhen me krijimtarinë e Kadaresë, të përkthyer tashmë në 45 gjuhë të botës.

“Mirë se vini në Gjirokastrën e Kadaresë!”, do të shkruhet në ftesë për të gjithë vizitorët e Gjirokastrës.

(r.m.)

One Response to “Gjirokastra e shpall vitin 2021 si “Viti Kadare””

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Pa njesimin shpirteror , nuk mund te bejme as njesim fizik,kombetar e njerezor.Keshtu te ndare e te percare,sic po veprojme deri sot, mos qofte deshire e qellimkeqijve nga mjedisi yne kombetar,kendej e andej Drini.Do ngelim,pa fajin e askujt nga jashte,edhe shume kohe ne gjendje te tille, dhe keshtu do ju leme edhe brezeve tone ne te ardhem,Viti i Kadares, mendoj do ishte mire e mbare,te jete VITI I DY KOLOSEVE: Ismail Kadare_Rexhep Qosja.Jane dy personalitetet me te medha kombetare te ketij shekulli ne leteresi dhe kulture shqiptare.Do te ishte nje Vit i unitetit kombetar dhe nje njesim shpirteror ne kulturen tone gjithekombetare.

Comment

*