Gjirokastra në shesh me Bashën: Ta shembim sistemin e kalbur

Tiranë, 9 shkurt 2019 – Gjatë takimit me qytetarë të shumtë në Gjirokastër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se Shqipëria nuk ka të ardhme, pa e shembur “sistemin e kalbur” të qeverisjes së Edi Ramës.

Bashka i ftoi qytetarët e Gjirokastërës që të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

“Pa e përmbysur këtë sistem të kalbur vendi nuk ka të ardhme. Koha për fjalë ka mbaruar. Në datën 16 shkurt ejani flisni me pjesëmarrjen tuaj. Të bashkuar të hapim rrugën e bllokuar nga kjo klikë oligarkësh. Të shembim këtë sistem”, tha Basha, transmeton Ora News.tv.

Ai theksoi se vetëm bashkimi i qytetarëve kundër “Qeverisë së drogës e krimit” mund të hapë rrugën për integrimin e vendit dhe për çlirim nga korrupsioni, nga krimi dhe nga droga. (r.m.)

Comment

*