Gjykata Kushtetuese funksionale me 7 anëtarë të dekretuar pa konkurrentë

Për herë të parë që nga viti 2016 në Shqipëri u plotësua me kuotën 6 plus 1, pra 7, të anëtarëve Gjykata Kushtetuese. Këta 7 anëtarë të rinj nga 9 gjithsej janë zgjedhur të vetëm pa qenë mes tri kandidaturave që kërkon Kushtetuta. Megjithatë, Brukseli dhe Uashingtoni e përgëzuan zgjedhjen e 7 anëtarëve që bën funksionale Gjykatën Kushtetuese të shkatërruar nga Vetingu.

Knid Ndrenika

Anëtari i shtatë i dekretuar këtë mbrëmje nga presidenti Ilir Meta me propozimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi bën funksionale Gjykatën Kushtetuese, por ende nuk është plotësuar numri i duhur 9.

Anëtarët e mëparshëm u rrëzuan ose u tërhoqën nga procesi i vetingut, ligji për rivlerësimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas reformës në Drejtësi.

Mirëpo largimi i të gjithë anëtarëve e nxori jashtë funksinoit Gjykatën Kushtetuese si dhe Gjykatën e Lartë ende të paformuar, duke pamundësuar shqyrtimin e çështjeve madhore.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga tre nga Kuvendi, tre nga presidenti dhe tre nga Gjykata e Lartë.

Megjithatë dekretimi i shtatë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka pretendime për parregullsi proceduriale pas thuajse asnjeri prej tyre nuk ka qenë mes 3 kandidaturave që kërkon Kushtetuta dhe të përzgjidhen sipas renditjes kriteriale të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë dhe t’u përgjigjet të paktën tri çështjeve thelbësore:

-Komisionin Hetimor Kuvendar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta;

-Vlefshmërinë e zgjedhjeve të anulluara vendore të 30 qershorit 2019 dhe caktimin e tyre në 13 tetor 2019 me dy dekrete e parespektuar nga shumica qeveritare që konkuroi dhe fitoi e vetme në më shumë se 50 për qind të 61 njesive vendore, Bashki;

-si dhe ndryshimet kushtetuese pa konsensus më 31 korrik 2020 për Kodin Zgjedhor.

Por, ambasadorët euroamerikanë Luixhi Soreka dhe Juri Kim përgëzuan arritjen e shifrës 7 të anëtarve për plotësimin e funksionalitetit brenda dhjetorit 2020.

Zonja Kim komentoi në tuiter:

“Faleminderit presidenti @Ilir Meta për dekretimin e kësaj mbrëmje gjyqtari i 7-të i Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, BE-së dhe kërkesës së njerëzve – Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë që Kushtetuesja të jetë funksionale para datës 31 dhjetor.

Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë merita për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së.

“Sot Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar Znj.Sonila Bejtja si anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e këtij vendi vakant. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës”, – shkruajti zoti Soreka gjithashtu në tuiter.

Comment

*