Deputeti opozitar zëvendësues Ralf Gjoni tha se vendimmarrja bëhet nga ekzektivi kriminal, gjë nuk ka qenë e këtillë 5 apo 10 vjet më parë
Knid Ndrenika
Deputeti opozitar zëvendësues Ralf Gjoni paralajmëroi se Shqipëria do të përballet me vrasje politike dhe mafioze në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë debatit për eurointegrimin në Kuvend, zoti Gjoni tha se vrasjet janë pritshmëri e strukturave të sigurisë botërore në Ballkan.
Deputeti Gjoni vërejti se kurrë në Shqiëpëriu nuk ka qenë kaq e fortë sa sot lidhja e krimikt me poltikën.
Ai tha se vendimmarrja bëhet nga ekzektivi kriminal, gjë nuk ka qenë e këtillë 5 apo 10 vjet më parë.
“Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit”-tha deputeti Gjoni.
Zoti Gjoni ka qenë zyrtar partiak i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i larguar në mosmarrëveshje me kryetarin e asokohshëm Ilir Meta dhe pasardhësen e tij Monika Kryemadhi.