Gjykata i jep 7,5 burg ish-deputetit Frroku, e shpall pa faj për vrasje në Bruksel

Prokuroria kërkoi 25 vjet burg për ish-deputetin kristiandemokrat aleat qeveritar i kryeministrit Edi Rama, Mark Frroku

Gjykata e Tiranës e dënoi me 7 vjet e 6 muaj Mark Frrokun, ish-kryetar-deputet i Partisë Kristian Demokrate, aleate qeveritare e kryeministrit socialist Edi Rama.

Vendimi u mor mbi akuzat për fshjehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm.

Por, gjykata tha se zoti Frroku është i pafajshëm për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në 5 mars 1998 në kryeqendrën e Belgjikës, Bruksel.

Kjo ishte akuza më e rëndë për ish-deputetin Frroku, kundër të cilit ishin paraqitur me dëshmi edhe zyrtarë belgë të rendit dhe sigurisë që mbrojtën hetimin për vrasjen e Kurtit prej tij.

Avokatët e zotit Frroku thanë se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë kundër klientit të tyre dhe se nuk ka asnjë akuzë për pastrim të parave ndaj tij.

Prokuroria kërkon 25 vjet burg për ish-deputetin Frroku

Vrasja në Bruksel, pjesë e akuzave nga Prokuroria e Tiranës kundër ish deputetit kristiandemokrat e aleatit të qeverisë, Mark Frroku

Ai ndodhet në gjyq për 4 akuza mes tyre vrasjen e Aleksandër Kurtit ndodhur në Belgjikë më 1999, dhe prokuroria kërkoi konkretisht këto dënime

1 – Për akuzën: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” kërkohet dënimi 17 vjet burgim;

2 – Për akuzën  “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”, kërkohet dënimi 3 vjet burg;

3- Për akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kërkohet dënimi  15 vjet burg.

4 – Për akuzën “Ndërtim të paligjshëm” kërkohet dënimi me 4 vjet burg.

Ndërkohë dje pas rreth një viti gjykimi, Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm të akuzuarin si bashkëpunëtor për vrasjen në Belgjikë Kristjan Marinajn.
Mark Frroku dorëzoi mandatin më 26 nentor 2015.

Sipas prokurorisë Mark Frroku në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë vrarë Aleksandër Kurtin, për shkak të përplasjeve në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas ILDKP-së deputeti ka një pasuri prej 2 milionë dollarësh (saktësisht 209.627.218 lekë të reja) të cilat  nuk justifikohen me burime të ligjshme. Kjo pasuri u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda në korrik të 2016.

Dosja mbërriti në gjykatë në dhjetor 2015.

www.illyriapress.com

Comment

*