Gjykata e Apelit e gjykon të paligjshëm arrestimin e ish deputetit Bardh Spahia

Tiranë, 11 korrik 2019 – Gjykata Apelit në Shkodër e cilësoi sot të paligjshëm arrestimin muajin e kaluar të ish deputet të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Zoti Spahia u arrestua muajin e kaluar, pas protestës së një grupi mbështetësish të opozitës përpara KZAZ numër 2, të vendosur në Shkollën e mesme “Shejnaze Juka “ të qytetit të Shkodrës, ku edhe u dogjën materialet e procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Ish deputeti Spahia u akuzua nga policia për “shkatërim të pronës me zjarr”, “kundërshtim të punonjësit të policisë”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”.

Tre ditë pas arrestimit, Gjykata e Shkallës së Parë, Shkodër, në vlerësim të masës së sigurisë, vendosi “Arrest shtëpie” për ish deputetin Spahia, ndërsda Gjykata e Apelit e ndryshoi sot këtë masë sigurie në “detyrim paraqitje”.

Për ngjarjen në KZAZ nr. 2 në qytetin e Shkodrës policia arrestoi edhe 5 përsona të tjerë, ndërsa shpalli në kërkim policor 14 protestues të tjerë.

Avokatët e ish deputetit Bardh Spahia e cilësuan politik arrestimin e tij, ndërsa u shprehën se do të kërkojnë dëmshpërblim për periudhën e qendrimit të tij në arrest shtëpie.

(Pëllumb Sulo, Zëri i Amerikës)

Comment

*