Gjykata i jep “detyrim paraqitjeje” nd/mjekut të akuzuar për përdhunim

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një shtetas të akuzuar për ngacmim seksual.

Trupi Gjykyes shqyrtoi lëndën kundër shtetasit Everest Duka me detyrën ndihmësmjek në seancën e zhvilluar paraditen e së premtes.

Ndihmësmjeku Duka u akuzua nga një paciente e vogël se kishte përdhunuar gjatë kohës që ka qenë e shtruar në spital.

Ndihmësmjeku Duka i hodhi poshtë akuzat e vajzës me arsyetimin se për asnjë çast ajo nuk ka qenë e vetme në dhomën e spitalit.

Njejtë me ndihmësmjekun u dëshmuan edhe disa pacientë që ishin në dhomën e vajzës.

Hetimet treguan se vajza dhe ndihmësmjeku kishin shkëmbyer mesazhe në rrjetin shoqëror “fejsbuk”, por me karakter të një lidhjeje të kërkuar prej vajzës që shkruante se dëshironte të martohej (me Dukën) pasi e kishte lënë i fejuari.

Ambra Xhunga

Comment

*