Gjykata urdhëron zhvarrimin e mbetjeve të Salvador Dalit

Madrid, 26 qershor 2017 – Një gjykatë spanjole ka urdhëruar zhvarrimin e mbetjeve të Salvador Dalit, në mënyrë që të merren mostrat e nevojshme për një test të atësisë.

Një gjykatëe në Madrid e ka marrë këtë vendim për të vërtetuar nëse artisti i famshëm është vërtet babai i Pilar Abel, gruas që kërkon me ngulm t’i njihet statusi i vajzës së Dalit

Mbetjet e artistit të famshëm surrealist do të zhvarrosen, kurse mostrat e tyre do të dërgohen për ekspertizë në një institut të specializuar për ADN, në Gerone.

Pilar Abel këmbëngul se nëna e saj ka qenë për kak kohë në lidhje me Dalin.

Abel ka lindur në vitin 1956, në kohën që Dali ishte i martuar me Gala – Elena Ivanov Gjakonov, me të cilën nuk kishte fëmijë.

Abel ka provuar edhe më parë të provojë se është vajza e Dalit, duke siguruar mostra të lëkurës së artistit të marra nga maska e vdekjes e artistit, por rezultatet e analizës së atëhershme të ADN-së nuk kanë qenë mjaft të qarta.

Më pas, ajo e ka kërkuar ndihmën e mikut të ngushtë dhe biografit zyrtar të Dalit, Robert Desharne, më të cilin është marrë vesh për analiza të mëtejshme në Paris, duke i shfrytëzuar mostrat medicinale të ADN-së së Dalit, por rezultatet e këtij testi nuk i ka marrë kurrë.

Për këtë arsye, para dy vjetësh, ajo e ka kërkuar të drejtëb e saj nëpërmjet gjykatës. (r.m.)

Comment

*