Gjykatat pengojnë, investitorët e huaj nuk besojnë

Investitorët e huaj kërkojnë me insistim sundimin e ligjit në Shqipëri për zhvillimin e ekonomisë. Shoqata e investitorëve pas një sondazhi të saj ka dalë në përfundim se besimi për klimën e biznesit në Shqipëri vijon të jetë negative. Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, thotë se ka patur rritje të numrit të biznesve kanë pasur pengesa nga gjykatat dhe situata duhet të ndryshojë. Po ashtu veçoi se vettingu është parakusht për ekonomi tregu funksionuese.
Besimi i investitorëve të huaj për klimën e të bërit biznes në Shqipëri mbetet negative dhe ajo lidhet me mungesën e zbatimit të reformave dhe të ligjit.
Bizneset kanë parashtruar shumë pengesa në rrugën e tyre, duke identifikuar edhe aktorët negative, ndërkohë Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, u shpreh se gjykatat po pengojnë investitorët dhe situata duhet të ndryshojë.
Silvio Pedrazzi: Problemi i madh është zbatimi i reformave dhe i ligjit në Shqipëri. Bizneset ecin në një rrugë të ndërlikuar. Niveli i pritshmërisë ecën me të njëjtin drejtim me nivelin e zbatimit të reformave. Mjedisi i biznesit bëhet gjithnjë e më kërkues, duke qenë se konkurrenca po bëhet më e ashpër.”
Dietlof Mare: Kemi 15 vjet që operojmë në Shqipëri dhe duhet të merren parasysh kërkesat tona. Kërkojmë transparencë, konsistencë dhe sundim të ligjit, ku unë si biznes të di se do të shkoj në gjykatë, nëse humb apo fitoj kjo s’ka rëndësi, por të di që vendimi është i drejtë. Ne të gjithë e dimë që gjyqtarët janë të korruptuar.
Ambasadorja Vlahutin veçoi vërejtjen e biznesit tek gjykatat.
Romana Vlahutin: Numri i investuesve të huaj që i shikojnë gjykatat si pengesë në ushtrimin e aktivitetit të tyre është rritur me 12%. Kjo situatë duhet të ndryshojë. Komuniteti i biznesit ka nevojë të ketë besim tek institucionet, ka nevojë për stabilitet dhe parashikueshmëri. Dhe në njëfarë mënyre, proçesi i vetingut që ka nisur simbolikisht, shkon përtej sistemit të drejtësisë. Kjo është reformë e shoqërisë. Kjo është reformë ekonomike.
Ministri Ahmetaj kundërshtoi këto rezultate të shoqatës, duke u shprehur se ato vijnë për shkak të rritjes së pritshmërive të biznesit nga qeveria.
Arben Ahmetaj: Ai studim aty është shenjë e drejtëpërdrejtë e pritshmërisë që ju keni ndaj një qeverie që reformon ekonominë, politikën, institucionet, veten.
/Oranews.tv/

Comment

*