Gjyqtari i heq Kukësit nga duart fitoren kundër Fenerbahçesë (pamje)

Dy penallti të dyshimta të akorduara nga gjyqtari që sollën irritimin e futbollistëve të Kukësit vendosën fatin e miqësores së luksit mes verilindorëve dhe gjigandëve turqë të Fenerbahces. Takimi i zhvilluar në Antalia përfundoi në barazim 2-2, me Kukësin që i shkoi shumë afër fitores që do ishte e treta radhazi pas sukseseve ndaj Kayserispor dhe Bursaspor, por në fund skuadra e Peter Pacult duhej të kënaqej vetëm me një barazim pasi u penalizua shumë nga vendimet e gjyqtarit. Një supergol i Elis Bakajt dhe një finalizim i bukur i mbrojtësit Bujar Idrizi i dhanë epërsinë e dyfishtë kampionëve të Shqipërisë. Por në pjesën e dytë Fenerbahce shkurtoi fillimisht shifrat me një penallti të kthyer në gol nga Giuliano pasi një faulli të Shametit për të cilin lojtarët e Kukësit nuk ishin dakort. Pak minuta përpara fundit gjyqtari akordoi një tjetër 11-metërsh këtë herë inekzistent pasi Albi Alla preku topin dhe jo këmbët e kundërshtarit. Protestat e lojtarëve të Kukësit ishin aq të mëdha saqë pati përleshje në stol mes futbollistëve dhe drejtuesve të të dyja skuadrave. Por pasi situata u qetësua Fernandao nuk gaboi nga pika e bardhë me ndeshjen që përfundoi në barazim 2-2 edhe pse në shtesë verilindorët iu afruan ndjeshëm golit të fitores por ishin të pafat pas një rrëmuje në zonë.SuperSport

Comment

*