Gjyqtari i Kushtetueses, Radomir Laban, ende në kërkim ndërkombëtar

Prishtinë, 9 gusht 2018 – Gjyqtari i sapoemëruar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Laban, ende mbetet në kërkim nga autoritetet në Serbi, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë burime nga Policia e Kosovës.

“Laban ende është në kërkim ndërkombëtar, ai kërkohet nga autoritetet e Serbisë dhe në rast se ai udhëton jashtë shtetit, mund t’i vihen prangat, sepse ka urdhër arresti ndaj tij”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një burim nga Policia.

Në vitin 2011 Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Serbia i ka dërguar vitin e kaluar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Së bashku me Labanin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot edhe katër gjyqtarë të tjerë. (r.m.)

Comment

*