Gladiatorët rikthehen në ring me “Albanian Championship 5”

Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira organizon kampionatin “Albanian Gladiator 5”

Denion Ndrenika

Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj falenderoi bashkëpunëtorët, sportistët, familjarët e tyre, trupat gjykuese dhe mbështetësit financiarë për çdo ndodhmë dhe daljen në krah për përgatitjen në shkallën më të lartë të kampionatit.

“Ndeshjet e Lira” janë ndërthurje e sporteve luftarakë dhe arteve marciale në një të vetëm.

“Në këtë organizim të radhës shumë të rëndësishëm na bashkon pasioni që kemi për ktë lloji sporti ne dhe të gjithë antarët e Federatës”-tha Rizaj, efektiv i trupave “Komando” të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Gladiator-5” fillon dy javë më pas, në datën 22 shkurt në Tiranë me programin e thuajse 16 dueleve.

Luftimin kryesor e kanë Kol Ndreca dhe Kevin Voci të grupmoshës mbi 18 vjeçc dhe peshat 62-66 kg., 59-63 kg., 70-74 kg., 76-80 kg. dhe 90+95 kg me tri raunde nga tri minuta.

Të dy luftëtarët thanë se e presin ndeshjen si një mundësi për të dëshmuar rezultate pas një pune stërvitore mbresëlënëse.

“Nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët për mua, sepse jam i angazhuar të bëj gjithçka duke u ndeshur për herë të parë në atdheun tim”-tha Ndreca.

Kurse Voci theksoi se “unë nuk trembem se në çfarë stili do të luftojë kundërshtari, por thjesht e shijoj në maksimum ndeshjen”!

Presidenti Rizaj tha gjithashtu se rëndësi të madhe ka fakti që pas shumë e shumë kohësh punë dhe përkushtim, “është rritur pjesmarja tani më jo vetëm sportistë shqiptar që stërviten në vend, por dhe që janë nga trevat apo me prindër shqiptarë sikurse Adria Toptani, Elvis Jakupi, Kol Ndreca, Eddy Pittarello, Nicola Pittarello”.

“Për të garantuar një aktivitet të mbarë legjitim konform statutit të federatës si dhe të IMMAF Fed-Botërore në synimin tonë kemi të shmangim dëmtime të  mundshme dhe të garantojmë masa përkujdesi për secilin garues”-tha Rizaj për gazetën “Illyria”.

Ai theksoi po ashtu se organizimi është tërësisht me standarte në rritje, kushte dhe kritere të përmbushura dhe në respekt të rregullores, statutit e federatës si dhe shfrytëzimit të mundësive për të kaluar shkallët cilësore të sportit nga njera veprimtari, në tjetrën.

“Ju jeni pjesmarës në “G-V” sepse e ndjeni veten shumë të motivuar si sportistë dhe u pëlqen të luftoni dhe argëtoheni në disiplinën “MMA”. Që, të tregoni se ata qindra njerëz që na ndjekin pse jo të bëhen pjesë aktive duke marrë shëmbull vullnetin e secilit sportist, sepse pjesëmarrja është mundësia për t’u rritur më tepër!”-shtoi Rizaj.

Në mesazhin dërguar pjesëmarrësve, Rizaj shton se të gjithë tregojnë sportivitetin, kulturën qytetare dhe sakrificën që kanë mbërritur deri diku lart si dhe vlerat si shenjë “fair play” përballë kundërshtarit në ring.

“Pasi të ndesheni si Luftëtarët e MMA-së në botë dhe gladiatorë të vërtetë, ambasadorë të sportit burrëror që koha moderne po përjeton emocione, rrjedhimisht keni përqafuar masivizimin e këtij lloji sporti”-vijon ai.

Rizaj porosit të gjithë sportistët që të mos mërziten për një humbje apo të gëzojnë për një fitore, por të jenë të bashkuar në vlerat e atletit, olimpizmit dhe qytetarisë.

“Jam i sigurt se “G-V” do të jetë për spektatorin një moment argëtues dhe me emocione duke na mbështetur sepse të gjithë jeni kampionë. Pjesëmarrja juaj i shërben masivizimit të këtij sporti, rritjes së cilësisë së jetës, përgatitjes për në kampionatet ndërkombëtare”-thotë Rizaj.

Programi i ndeshjeve të “Albanian Gladiator 5”:

Gladiator-V 22/02/2017 #CincoCavalliTirane
#GrupMosha 14-16 vjeç pesha (52-55) –(59-63)-(76-80 Kilogram 3 raunde me  nga 2 minuta

1-Denis Kapllani TMMAD vs Isuf Bylyku ADE

2-Enis Ajdini TMMAD VS Kristian Bakalli APKF

3-Nicola Pittarello  ITA) VS Bjorni Rustemi AFCMMAT

#GrupMosha 16-18 vjeç pesha (63-66) –(70-73) Kilogram 3 raunde me  nga 3 minuta

4-Eljo Elezaj AFCMMA Vs Franko Turku TMMAD

5-Gabriel Ranxha ADE Vs Enea Taipi AFCMMA

6-Klajdi Caushi AFCMMA VS Elton Dunisha TMMAD

7-Enis Kurdiu TMMAD Vs Idri Hoxha AFCMMA

#GrupMosha +18 vjeç pesha (62-66) –(59-63) (70-74)-(76-80 )-(90+95)
Kilogram (3 raunde me nga 3  minuta.

8-Hyqmet Lushi ADE Vs Renato Dragoti AFCMMA

9-Rigles Dervishi ADE Vs Markelian Turku TMMAD

10-Kevin Osmanaj MADM vs Nazif Baiti TMMAD

11-Elvis Jakupi KOS VS Eris Plasari AFCMMA

12-Napolon Tokrri BMMAL Vs Klajdi  Metani AFCMMA

#Ndeshjakryesore
13-Kol Ndreca ITA Vs Kevin Voci

K-1
JULAIN QALLIA APK VS ….K1
ALBERT HOXHA  APK VS ….K1
MAJKELL KALEMI APK VS… K1

ARBEM HYSA AFCMMA VS … MMA
Eshtë mundësia  për  pjesmarje  dhe   Luftetar kikboksi & një peshë MMA
Pesha (59-63)-(69-71)

(Kriteret kryesore)
“Federimi zyrtar”
#kontrollinmjekësor3muajitefundit (Gjithashtu duhet një #fotomecilesitelart nga mesi e lart i zhveshur për posterin Vs) Dergojeni në email:  [email protected]

 

Comment

*