GOMARËT, LEPURI PLAK DHE VALIU I KASABASË

Nga: Sinan KAMBERAJ

 

Po iknin me t’katrat veshngritur

Gomarët e Kasabasë varg e varg

Valiu kishte lëshuar Fermanin:

– I dua të tredhur, që sot – jo më larg!

 

 
Mes tyre vraponte i tmerruar

Një Lepur i rrjepur kurrizdalë

– Po, ti? – i tha një Gomar plak,

Pse ik’ kot; qenke dhe i çalë?
 
 

S’ka punë me ty Ustai, o derëzi!

Fermani vlen veç për rodin tonë!

– Ah, derisa ta marrë vesh ai se jam Lepur

Për ko .. t’mia bëhet shumë vonë!
 
 

*

– O, Zot, ç’po ndodh? – pyesnin Plakat

Ç’të keqe kanë bërë të urtët hajvanë?

– Këtë e di vetë Valiu!, – thoshin Pleqtë

S’ka vakt Ai të llafoset kot me dynjanë!
 
 

Po plasnin së qeshuri vejushat:

– Bo-bo, ç’budalla ky Valiu i Ri!

Seç i shtrëngonin dhëmbët tek kujtonin

Kastrimin e veshgjatëve fatzi’!

 
 
– Ah, sa gazmorë ishin kur pëllisnin!

Shyhret kish gjithë Pazari; sa gazmorë!

Ç’punë ka me ko … të tyre Edepsëzi?!

Pu-pu, sa i pashpirt na qenka, sa mizor!

 
 
– Ç’do të bëjnë të gjorat Gomarica?!

Pelat kushërira të tyre, ç’do bëjnë, sa keq?!

– Hë, mo!, – ndërhynin lëneshat;

– Ç’është gjithë ky vaj për ca Gomarë Pleq!

 
 
*

Gomarët po e linin Kasabanë –

Sheshi i Pazarit po mbetej shkret!

Si do ta dinë orarin e drekës –

Qysh nesër: ministra e deputetë?

 
 
S’pjerdh Valiu për Kryeministër e ministra

S’çan bythën Ai për asnjë zyrtar!

Ka hallin e Hyrije Hanëmit, Ai –

Q’ia prishnin Gomarët gjumin e parë!

 
 
– Dhe, kur Hanëmi nuk bën gjumë rehat

E tërë Kasabaja del shpejt binarësh

E di Valiu – se po vijuan Njohje – Çnjohjet *)

I gjithë Kabineti do të bëjë punë Gomarësh!
 

—-
 

*) çnjohje = ‘pishman’

______

25 Dhjetor 2018

Comment

*