Goxhaj: Nuk ka ndryshime dhe as ulje çmimesh për aviacionin civil

Eksperti për çështjet e transportit ajror, Dritan Goxhaj i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se edhe 4 vite çmimet e biletave nuk do të kenë ndonjë ndryshim derisa të ndërtohet aeroporti i Vlorës. Ai thotë se qeveria mund të ulë çmimet nëse krijon kompaninë shtetërore të fluturimeve.

Goxhaj: Në rast se aeroporti fillon sivjet duhet 4 vite të mbarojë. Në këto kushte që jemi edhe 4 vite të tjera do të jemi kështu. Qeveria ka mundësi të bëjë një ulje drastike të çmimeve, duke hapur një kompani shtetërore. U bë një vit që thuhet do të hapet, do të hapet. Kompania shtetërore nuk paguan tarifa aeroportuale dhe duke qenë se nuk paguan, çmimi jo 30 euro, por do të ulet 70 euro.

Comment

*