Graçanica e korrigjon kufirin me Fushë-Kosovën, i “fal” pjesë të territorit të vet

Prishtinë, 10 tetor 2018 – Komuna e Graçanicës, e banuar me shumicë serbe, ka vendosur të propozojë korrigjimin e kufijve me komunën e Fushë-Kosovës, raporton “Insajderi” i Beogradit..

Sipas propozimit, komuna e Graçanicës, e banuar me shumicë shqiptare, do t’ia kalojë një pjesë të territorit të saj komunës së Fushë Kosovës, të baniar me shumicë shqiptare.

Shifra e saktë e hapësirës që do t’i “falet” Fushë-Kosovës nuk është bërë publik, por këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Graçanicës u është dërguar materiali në të cilin janë të vizatuara hapësirat e tokës me përshkrim të ngastrave.

Sipas dokumentacionit të cilin ka mundur ta shohë “Insajderi”, bëhet fjalë për rreth 800 mijë metra katrorë toke dhe objektesh banimi në territorin e njësive kadastrale Uglar e Preoc.

Sipas këtij burimi, propozues i këtij vendimi është kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq.

Në Komunën e Graçanicës theksojnë se ky korrigjim bëhet në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohen procedura më të lehta administrative, me që jetojnë afër komunës së Fushë-Kosovës.

I pyetur nga Insajderi pse Graçanica me popullsi shumicë serbe heq dorë nga një pjesë e territorit të vet, në komunë thonë se këtë e kanë kërkuar vetë qytetarët. (r.m.)

Comment

*