Grafite me portretin e Oliver Ivanoviqit në Kosovë e në Serbi

Prishtinë, 16 prill 2018 –  Në dy qytete të Kosovës dhe në tri qytete të Serbisë është kujtuar politikani i ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, i cili është vrarë sot tre muaj, para selisë së Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP), në Mitrovicën Veriore.

Në Prishtinë e në Mitrovicë, si edhe në tri qytetete të Serbisë (Nish, Krushevc dhe Kralevë) sot në mëngjes janë parë grafite me portretin dhe me emrin e Ivanoviqit.

Garfitet janë vënë në mure, në trotuare dhe në institucione publike.

Iniciativa Qytetare SDP ka përkujtuar se anë kaluar tre muaj nga vrasja e tij liderit ë saj dhe se hetimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Kjo iniciativë ka paralajmëruar se nesër do të inicojë një fushatë përmes së cilës kërkon që zona e këmbësorëve në rrugën Sutjeska, ku është vrarë Ivanoviqi,  të marrë emrin e tij. (r.m.)

Comment

*