Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (fjala, zë)

Partia Demokratike në opozitë e kundërshtoi zgjedhjen e deputetit socialist Gramoz Ruçi me pretendimin se ka qenë punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Brendshëm në kohën e diktaturës komuniste (22 shkurt 1991-12 maj 1991)

Denion Ndrenika

ERTV Live😉: Dita e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë🇦🇱Votohet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit✌

Posted by Edi Rama on Saturday, September 9, 2017

Me 80 vota pro Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Votimi u krye i fshehtë në seancën e dytë brenda ditës së përurimit të Kuvendit, pragmbrëmjen e së shtunës.

Nga 121 deputetë kundër kandidatit të vetëm Gramoz Ruçi votuan 40, asnjë i paanshëm, 1 fletëvotimi pa vlerë, 19 deputetë të tjerë nuk morën pjesë në votimin sipas komisionit me mungesën e anëtarit nga opozita demokratike.

Zotin Ruçi i zgjedhur në Kuvend në të gjithë legjislaturat prej viti 1991, përveç 26 majit 1996 kur u përjashtua nga komisioni “Mezini” i pastërtisë së figurës “Mezini”, e propozuan 55 deputetë të Partisë së tij Socialiste.

Zgjedhja e zotit Ruçi u bë betimit të 140 deputetëve që dolën në rregull me verifikimin e mandateve prej Komisionit të krijuar seancën hapëse të paradites për Legjislaturën e 9-të.

Partia Demokratike në opozitë e kundërshton Ruçin kryekuvendar me pretendimin se ka qenë punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Brendshëm në fundkohën e diktaturës komuniste (22 shkurt 1991-12 maj 1991).

Bashkë me ish-të përndjekurit politikë, të cilët protestuan ndërsa zhvillohej procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Partia Demokratike e lidh zotin Ruçi me qenien e tij ministër i Brendshëm në 2 Prill 1991 kur u vranë katër protestues në Shkodër.

Zoti Ruçi doli pa faj nga procesi gjyqësor dhe e ka hedhur poshtë përgjegjësinë për vrasjet e 2 Prillit kur ishte pjesë e qeverisë së kryeministrit Fatos Nano nga ish-Partia e Punës së Shqipërisë, e cila u quajt “Partia Socialiste” në Kongresin e Vazhdimësisë së 10-12 Qershorit 1991.

Në 2 Prill 1991 u vranë nga policia diktatoriale në demonstratën kundër komunizmit, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

###

Gramoz Ruçi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.

Ruçi do të zëvendësojë në postin e kreut të Parlamentit, Ilir Metën, i cili tashmë mban postin e Presidentit të Republikës.

Ish-kryetari i grupit të PS është zgjedhur me 80 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa 19 deputetë të LSI nuk morën pjesë në votim.

Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe dy vota nga PD.

PD kundërshtoi Rucin, por nga radhët e së djathtës pati rrjedhje, pasi dy deputetë votuan pro ish- kryetarit të grupit të PS.

PD e akuzon Rucin si eksponent të ish-diktaturës komuniste dhe për këtë arsye, argumentojnë ata, ai nuk duhet të zgjidhej në foltoren e numrit një të Kuvendit.

Ndërsa antikomunistët dhe ish-të përndjekurit kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë.

Protestës në fund të votimit i janë bashkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike.Shqiptarja.com

 

Comment

*