Granit Xhaka mund të transferohet te Bayern

Londër, 14 mars 2017 – Bayern Munich mund të bëjë një lëvizje të papritur për t’i dhënë fund magjisë së Granit Xhakës tek ekipi anglez Arsenal, shkruan “The Sun”.

Xhaka nuk ka mundur ta bindë trajnerin e Arsenalit me paraqitjet e deritanishme në Londër dhe kjo ka krijuar rrethana që ai të largohet nga klubi anglez.

Interesimin e Bayernit për Xhakën e ka konfirmuar edhe ish selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

“Bavaria e ka Xhakën në radar. Xhaka është gjithmonë një temë e bisedës në klubet e mëdha dhe zhvillimi i tij ende nuk ka përfunduar’, ka deklaruar për gazetën ‘Bild’”, ish trajneri i Bayernit, shkruan “The Sun”. /Insajderi.com/

Comment

*