“Gratë në të zeza”: Serbia ta pranojë gjenocidin në Srebrenicë

Beograd, 210 korrik 2019 – Pjesëtare të organizatës “Gratë në të zeza” kanë zhvilluar në Beograd një performansë me moton “Kurrë nuk do ta harrojmë gjenocidin në Srebrenicë.

Pjesëmarrëset e kanë shpalosur në Urën e Brankos, në një transparent të madh me këtë slogan dhe me transparentin “Solidaritet”.

Ato kanë kërkuar nga kreu i shtetit serb që të pranojë gjenocidin e kryer në Srebrenicë.

Performansa është mbajtur me rastin e 24 vjetorit të masakrës së forcave ushtarake e paraushtarake serbe ndaj civilëve muslimanë.

Disa organizata joqeveritare ka paralajmëruar për të enjten disa veprimtari me rastin e këtij përvjetori. Ato do të kërkojnë nga Presidenti dhe nga Kryeministrja e Serbisë që 11 korriku të shpallet “Ditë e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, raporton televizioni rajonal N1. (r.m.)

Comment

*