Gratë shqiptaro-amerikane festojnë 7 dhe 8 Marsin, në New York

Albana Krasniqi dhe Raza Sinanaj, u nderuan me çmimin e vitit ” Gruaja e Vitit “, dhe çmimin “Mësuesja e Vitit”, nga Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike – “Motrat Qiriazi “, kurse, me “Çmimin Mirënjohje Jetësore”- për këtë vit u nderua veteriania e arsimit shqip, në Kosovë, veprimtaria e dalluar, në SHBA, zonja Lirie Erbeli

 

Beqir Sina

NEW YORK: Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe Dita e Mësuesve në Shqipëri nga gratë Shqiptaro-Amerikane, është festuar dje, me një darkë festive e organizuar nga Organizatës se Grave Shqiptare në SHBA, “Motrat Qiriazi”, në qytetin e Nju Jorkut.

AAWO, kështu nisi sezonin e festimeve të saj vejtore, me këtë ngjarje festive për celebruar këto dy festa, që janë bër tradicionale tek shqiptarët e Amerikës, kushtuar gruas dhe mësuesit, dhe që festohen nga i gjithë komuniteti shqiptarë, në SHBA.

Kjo, organizatë me rastin e këtyre dy festave të bukura, ndau edhe çmimet “Women of the Year – Gruaja e Vitit “, “Teacher of the Year – “Mësuesia e Vitit”, dhe “Çmimin Mirënjohje Jetësore”- “ Life Time Recognition Award”.

Çmime ku për çdo vjet AAWO, vlerëson suksesin , kontributin e këtyre zonjave shqiptare në SHBA, sidomos, ato në integrimin në shoqërinë Amerikane, dhe aktivitetin e tyre në komunitetin tonë, duke qenë ndonjera prej tyre edhe një mësuese, e cila ka një karrierë shumë fisnike dhe e dobishme.

Edhe, këtë vit festa e grave shqiptare, u mbajtë në njërin prej mjediseve të lokalit, Arno-së, në Manhatan, dhe morën pjesë, mbi njëqind anëtare të AAWO-s, me familjet e tyre, dhe miqtë, si dhe të ftuar të nderi: Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadoria Teuta Sahatqija, Asambleisiti Mark Gjonaj, zyrëtarët e organizatës Gift of Life International, veprimtari i njohur Harry Bajraktari, dhe personalitete të tjera.

Festa e grave në Nju Jork, u organizua në restorantin Arno në zemër të qytetit dhe u hap më “Kengën e Nënës” kënduar nga këngëtarja e talentuar Dea Elezaj.

Ndërsa, i argëtoi për më shumë se 4 orë pjesëmarrëset e shumta në numër, me muzikë të zgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare, DJ Tico.

Hapjen dhe moderimin e kësaj feste të bukur dhe të dashur të grave, per kete vit e beri Gledis Vogli (Mistress of Ceremonies).

Kurse, fjalën e mirëseardhjes, duke ua uruar edhe festën ngrohtësisht e bëri, Presidentia e re, e AAWO-s, avokatja Beti Beno, Esq..

AAWO, festën e saj i nisi me një urim mirë se ardhës, prej Presidentes së re, znj.Beti Beno, Esq. e cila hapi festën e tyre, duke ua uruar të gjitha grave dhe mësuesve shqiptarë 7 dhe 8 Marsin.

Urime ajo përcolli me këtë rast edhe për anëtaret e organizatës së saj, të cilat i dëshirojnë vite suksesi e vazhdueshëmëri të AAWO-së, në shërbim të komunitetit dhe integrimet të tyre.

“Gëzuar festat 7 dhe 8 Marsin, për të gjithë anëtarët tanë, miqtë dhe familjet e juaja! Ju faleminderit për bujarinë tuaj dhe mbështetjen e misionit tonë”, tha Presidentia e AAWO znj.Beti Beno, Esq., duke hapur festën.

Zonjusha Albana Krasniqi – një aktiviste e dalluar dhe humaniste kjo në komunitet, u nderua në këtë festë të grave, me çmimin e vitit “Women of the Year – Gruaja e Vitit – 2017”, nga Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike – “Motrat Qiriazi “, një çmim që prezantua nga Sauzanne Freaney e Gift of Life International, dhe iu dorëzua asaj nga Presidentia e AAWO, Beti Beno Esq.-

Zonja Raza Sinanaj, e cila u vlerësua si një mësuese shembullore, dhe me karrierë, u prezantua nga Ariana Kurti, ndërsa çmimin “Mesuesja e Vitit”, iu dha nga Sekretaria e Bordit të AAWO, Eva Burnazi.

Me “Çmimin Mirënjohje Jetësore”- “ Life Time Recognition Award”, për këtë vit u nderua veteriania e arsimit shqip, në Kosovë, veprimtaria e dalluar, në SHBA, zonja Lirie Erbeli, bijë Mitrovice, një nuse dibrane, prezantuar dhe dhën çmimin asaj, nga Alda Mosko, z/vendës Presidente e AAWO.

Kështu, që, tre grat e nderuara për këtë vit nga Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike – “Motrat Qiriazi “, morën nga një medalje të kristaltë, ku ishte gdhendur emri i tyre dhe shkruar motivacioni. Atyre, organizata, dhe miq e familjar ju dhuruan buqeta me lule të fresketa, dhe plot dhurata e urime të tjera, të dashura nga fëmijët, prindërit, bashkëshortët dhe shoqet e tyre, në shenjë mirënjohje, dashurie, dhe respekti, nga të gjitha grat pjesëmarrëse.

Organizata e Grave AAWO, me rastin e festës, dha edhe një mbështetje të saj financiare, me 2 mijë dollar.

Loja e fatit Llotari(Raffles) që u mbajt gjatë darkës siguroi 2,000 dollar nga pjesëmarrësit dhe disa donatorë të tjerë, për shpenzimet mjekësore të një djali 4-vjeçar të vogël, G. C. cili ishte i pranishëm me nënën e tij. Familja është me origjinë nga Shqipëria dhe tani jeton në Bronx.

Mirënjohje e veçantë, nga Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike – “Motrat Qiriazi “ me rastin e festave ato drejtuan edhe për shoqatat dhe organizatat, individet e veçantë për mbështetjen ndaj misionit të tyre, dhe bashkëpunimit në komunitetin shqiptar.

Festën e grave 7 dhe 8 Marsin e pershendeten ngrohetesisht Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadoria Teuta Sahatqija, dhe Asambleisiti Mark Gjonaj,nderkohe qe gratë fituese falenderuan për vlerësimin dhe mbajtën nga një fjalim rasti emocionues.

Për t’u zgjedhur “Gruaja e Vitit “, “Nëna e Vitit” dhe “Mësuesia e Vitit”, ku për çdo vjet AAWO, vlerëson suksesin , kontributin e zonjave shqiptare në SHBA, është një nder i madh dhe privilegj, thanë gratë gjate marrjes së çmimit duke shpërthyer në emocione të pa përmbajtura, dhe marrë duartrokitie të shumta nga familjet e tyre dhe pjesmarrset.

“Unë jam e kënaqur, e nderuar dhe e përulur për të pranuar këtë çmim dhe për t’u bashkuar me ato zonja të nderuara të komunitetit shqiptra, marrëset e viteve të kaluara, të cilat i kam admiruar dhe respektuar, falë Bordit AAWO, i uroj atyre suksese të vazhdueshëme, për të qenë të tilla një model në komunitetin e gruas shqiptare në Amerikë”, tha në fillim të fjalës së saj zonjusha Albana Krasniqi, një humaniste dhe aktiviste e njohur në komunitet me organizatën Gift of Life International.

Ajo, pastaj uroj edhe zonjën Sinanaj për titullin “Mësuesja e Vitit” dhe zonjën Erbeli, per “Mirenjohje Jetesore”, po ashtu shqrytëzoj rastin që ta u uroj ditën e grave dhe të mësusit, dhe të gjithë të pranishmëve e veçanërisht, babit të saj, i cili ka qenë njeri ndër mesuesit e parë në rajonin e Pejës.

Krasniqi, falenderoj prindërit e saj për sakrificat që i bën për ta rritur dhe shkolluar, pastaj vëllanë e saj Haxhi Bajraktari, dhe bashkeshorten e tij Thëllënzën për perkrahjen, nipat Lumin dhe Krenarin, si dhe motart e familjet e tyre.

Zonjusha Krsaniqi, foli gjithashtu edhe për sfidat që kishte në fillim pas arritjes në SHBA, si vajzë e re, për punën e saj, si analiste financiare në ëall Street, si dhe për rrugën që e solli deri tek Gift of Life International dhe për ndihmeën që ju jep fëmijve të Kosovës por edhe të vendeve tjera.

Ajo tregojë se që nga viti 2012 kur ajo është bërë anëtare e Bordit të Gift Of Life International – ka arritur të rris fonde mbi gjysmë milioni dollar, për të sponsoruar operimet e fëmijëve që vijnë për tu shëruar nga Kosova, si dhe për të mbështetur zhvillimin e organizatës ku ajo punon vullnetarisht, si humane.

Duke, organizuar dhe sponsoruar misionin e parë të skriningut dhe ka marr pjesë në tri misione të tilla, deri më tani me mbi 300 fëmijë të cilët janë diagnostifikuar dhe mbi 80 janë ndihmuar deri më tani nga Gift Of Life International.

Më pas Krasniqi, vazhdoj të flas për tërë procesin se si organizata i koordinon këto misione me partnered e tyre si Gift of Life Kosova, mjekët në Kosovë, si dhe foli për sfidat dhe mundin që kërkohet nga shumë veta për të ndihmuar një fëmijë, shqiptar nga Kosova që vjen për tu kuruar në SHBA.

Më pas ajo falenderoj, të gjithë komunitetin shqiptarë, gratë e AAWO, dhe donatorët, familjet e atyre që kan pritur dhe presin fëmijët e sëmurë nga Kosova, në Nju Jork, si dhe Stafin mjekësor nga Neë Yorku, që shkojnë në Prishtinë, si dhe lidershipin e organizatës Gift of Life International, të cilën ishin pjesëmarrës, për të festuar së bashku me gratë shqiptaro – amerikane – Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe Ditën e Mësuesve në Shqipëri , në darkën festive e organizuar nga Organizatës se Grave Shqiptare në SHBA, “Motrat Qiriazi”, në qytetin e Nju Jorkut.

Comment

*