Gratë shqiptaro amerikane festuan së bashku ditën ndërkombëtare të gruas nën drejtimin e “Anës së Malit”

Nga Keze Kozeta Zylo

Në hotelin “Hilton” me mjedise lluksoze u mblodhën së bashku gratë shqiptaro amerikane për të festuar ditën ndërkombëtare të gruas. Dita e së dielës me pak thëllim dhe rreze dielli shndriste në ishullin e bukur të Staten Island, por këtë dite e bënte dhe me të shndritshme tubimi i grave shqiptaro-amerikane per të festuar, ndihmuar dhe argëtuar së bashku.
Mjedisi ku u mblodhën të gjitha gratë ishte rregulluar plot shije, kulturë dhe elegancë, ku më duhet të them se nuk është hera e parë që gratë organizuese të shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit” i rregullojnë këto mjedise sikur i qëndisin mjeshtërisht me dorë.
Lulet natyrale gjithë aromë, dekorimet artistike të jepnin një ndjesi të vecantë dhe të fusnin në botën e magjishme të gruas shqiptare. Në këo mjedise të duket vehtja sikur je në lëndina me lule erëmirë Atdheu dhe sheh diku fshehur në ndonjë vazo që nxjerrë kokën lule manushaqeza e Naimit dhe egzaltohesh nga gjuha shqipe e At Fishtës që ndihet si: “Porsi kanga e zogut t’verës/ qi vallzon n’blerim të prillit/ porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit”…

Aktiviteti dhe mirënjohja per zonjat e nderuara

Aktivitetin e bukur e hapi znj.Emmie Salaj kryetare e shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit”. Znj. Znj. Salaj i përshëndeti të gjitha pjesëmarrëset ngrohtësisht dhe iu ka uruar atyre: “Gëzuar festën e 8 Marsit Ditë Nderkombëtare të gruas”!
Ne jemi mbledhur këtu së bashku për të festuar këtë ditë të shënuar si gra, nëna, zonja shtëpie, familjare të rregullta, aktiviste të shquara, ne jemi mbledhur të gezohemi dhe argëtohemi si motra dhe gra shqiptaro amerikane dhe të ndajmë së bashku gëzimet tona.
Nuk ka më bukur kur shikoj këtë tubim nga qindra gra shqiptaro amerikane që nuk janë vetëm të Anës së Malit, por dhe gra nga shoqata dhe organizata të tjera që kanë ardhur pranë nesh ketu në “Hilton” Hotel.
Tubimi i sotëm më jep frymëzim dhe gjithë bordin tonë e vë përpara për detyra të reja dhe për punë edhe më të bukura dhe të fisshme.
Ne shpresojmë që në të ardhmen te realizojmë projekte ambicioze së bashku si gra shqiptaro-amerikane. Ne të gjitha jemi nëna të bukura, plot dinjitet dhe s’ka më krenari kur edukojmë fëmijët tanë me traditat dhe kulturën e mrekullueshme shqiptare. Ne duhet ta vazhdojme në breza edukimin e fëmijëve me rrënjët shqiptare, sepse ata duhet ta njohin mirë historinë mijëravjecare të Kombit tonë.
Sot në këtë aktivitet të rëndësishëm ne do të nderojmë tri zonja me cmimin e mirëjohjes të cilat jane aktiviste të njohura në fushën e tyre. Le ta fillojmë me zonjën Angjelina Nika.

Angjelina Nika ka lindur në Tropojë.

Arti koreografik është pasioni i jetës artistike, aktivitet i nisur në moshën gjashtë vjeçare. Popullariteti i saj filloi kur u lidh me artistin Gezim Nika, bashkëshortin e saj, me ansamblin “Dardania”. Ajo mori pjesë në shumë festivale nën drejtimin e Gezim Nikës si ne Shqipëri, New York, New Jersey, Connecticut, Detroit, Boston dhe Europë Ajo jeton ne New York që në vitin 1997 së bashku me familjen e saj. Prej 11 vitesh Angjelina jep mësime koreografike për Grupin Rozafati, pjesë e Kishes Katolike “Zoja e Shkodrës”. Ne e nderojmë sot sepse ajo gjithashtu përgatiti për tri javë të rinjtë e Anës së Malit për të marrë pjesë në Festivalin e këngës dhe valles popullore të organizuar nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodres”. Ne sot ate e nderojmë me Çmimin e Mirënjohjes.

Suzana Shkreli eshte gjenerata e parë e familjes së saj shqiptaro amerikane e cila u lind dhe u rrit në Michigan.

Ajo është diplomuar nga Universiteti Oakland dhe J.D. nga Thomas M. Cooley Law School. Ajo filloi punë si Prokurore e Makomb County. Znj.Shkreli vazhdon të punojë në “Child Protection Unit” si avokate e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe viktimave nga droga, abuzimi seksual dhe ka qenë përfaqësuese e departamentit të drejtësisë të shtetit amerikan duke trainuar përfaqësues të angjencive të ndryshme në botë. Zonja Shkreli ka qenë kandidate për në Kongresin Amerikan, për Michiganin në distriktin e tetë në zgjedhjet e vitit 2016 –të.
Zonja Shkreli mori mirënjohje kombëtare të nënshkruar nga Presidenti Barak Obama.

Antigona Xhureta ka lindur ne dhe është rritur ne Brooklyn.

Prindërit e saj Skender dhe Lumnija Xhureta që emigruan nga Ana e Malit, Ulqin i dhuruan asaj celësië e suksesit me një etikë të fortë, dashuri dhe kulturë të mrekullueshme shqiptare.
Kariera e saj filloi në vitin 2013 të pasi u diplomua nga Brooklyn College si një studente e nderuar. Znj.Xhureta filloi të punonte në Manager/Assistant Treasure ne Aple Bank.
Ekspertiza e saj bankare është e fokusuar në menaxhimin e nevojave financiare dhe një shërbim të lartë për klientët. Antigona beson në konfidencën e lartë, punë të palodshme dhe respektin për suksesin e të tjerëve.
Mirënjohja për këto zonja te nderuara është mirëpritur me duartrokitje si dhe fjala e falënderimit të tyre për shoqatën e mirënjohur “Ana e Malit” që i respektoi dhe vlerësoi në këtë ditë ë shënuar.
Një surprizë e bukur nga ky aktivitet ku morën pjesë qindra gra shqiptaro –amerikane ishte dhe për autoren e këtij shkrimi për vitin jubilar të ditëlindjes së saj, një surprizë që do të ngelet për gjithë jetën në kujtesë të saj.
Gjate aktivitetit u organizua dhe mbledhja e ndihmave të drejtuar në mënyrë spektakolare nga znj.Esmina Marisenoj, duke shitur produkte të ndryshme firmash të vendosur në një kënd dekoruar me plot elegancë dhe shije tëhollë. Të gjithe dollarët e mbledhur do të shkojnë në fondin e edukimit të lidershipit të të rinjve të Anes së Malit. Gjithë aktiviteti jo vetëm që ishte argëtues, por realizoi dhe qëllimin kryesor filantropik, bamirës.
Aktiviteti është filmuar nga Todd Watkins për TV Alba Life dhe fotografuar nga Edvin Cobaj.
Per TV “Alba Life” ish kandidatja për në Kongresin Amerikan znj.Suzana Shkreli dha një intervistë që do të transmetohet së shpejti për teleshikuesit e shumtë.
Pjesëmarrësit janë argëtuar me interpretimet dinjitoze te artistit te shquar Agim Gërbeshi të luajtura në tastierë nga mjeshtrit Amir Pelinku dhe Mevlyd Boli.

Ishte një aktivitet tepër mbresëlënës, realizuar plot kulturë dhe elegancë, organizuar nga kryetarja e shoqates së “Anes së Malit” dhe bordi i drejtimit me anëtarë Melinda Gjeloshi arkëtare, Adrian Tagani sekretar, Bilal Demiri, Suada Kurti, Zija Kraja, Bajame Llola, Sulejman Pali, Edin Sabovic, Albert Salaj dhe Mina Salaj, ishte një aktivitet që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e grave shqiptaro amerikane.

12 Mars, 2016
Staten Island, New York

IMG_4194 IMG_4197 IMG_4207 IMG_4238 IMG_4262 IMG_4268 IMG_4271 IMG_4273 IMG_4283 IMG_4289 IMG_4311 IMG_4328 IMG_4386 IMG_4391

Comment

*