Grenell takohet me shqiptarët në Michigan: Do të votojnë për Presidentin Trump

“Shqiptaro-amerikanët do të votojnë për Presidentin Trump”, shkruan në Twitter, Richard Grenell duke postuar dy fotografi nga një takim që po kryen me komunitetin tonë në Michigan.

Michigan ka shumë rëndësi në këto zgjedhje. Në 2016, Donald Trump mundi Hillary Clinton me vetëm 10,000 vota diferencë, nga mbi 5 milionë vota gjithësej. Diku 0.2%

Në këtë shtet janë rreth 34,000 shqiptaro-amerikanët të regjistruar si votues në dhe gati 47,000 në total. Kjo është shumë më tepër se 10,000 votat që caktuan fitoren në zgjedhjet e kaluara. Shqiptarët me këto numra janë një forcë që mund të përmbysë rezultatin në vitin 2020.

Ja pse Grenell u rikthye aty dhe po takohet sot me komunitetin.

“Po takohem me udhëheqës fetarë e të biznesit të komunitetit shqiptar në Michigan”, shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram. “Ata e bënë të qartë se do të votojnë për Presidentin Trump”.

Edhe Partia Demokratike është angazhuar me shqiptaro-amerikanët në Michigan dhe mbarë SHBA-në. Në një takim në zoom me komunitetit, dy folëse kryesore ishin Suzana Shkreli, shqiptaro-amerikane, ish-kandidate për Kongres dhe ndihmës-prokurore në Michigan, dhe Guvernatorja e shtetit Michigan, Gretchen Whitmer, si dhe Senatori i Amerikës nga Michigan, Gary Peters. Ata u bënë thirrje shqiptarëve që të votojnë për Joe Biden.

Ky i sotmi nuk është takimi i parë që Grenell kryen me shqiptarët në Michigan. Për takimin e 20 tetorit, mund të lexoni këtu: http://illyriapress.com/shqiptaret-republikane-ne-michigan-u-takuan-me-ambasadorin-grenell/

Ai ka bërë edhe një thirrje me video drejtuar shqiptaro-amerikanëve. Këto veprime vijnë mbas ankesave shqiptare, për takimet e tij të ngrohta me komunitetin serb në Wisconsin.

Nëse fiton Presidenti Trump, Grenell mendohet se do të vijojë të jetë emisari i tij ekskluziv për Kosovën dhe Serbinë. Shumë shqiptarë druhen se ai po devijon nga qendrimet pro-shqiptare të SHBA-së në Kosovë dhe janë të pakënaqur me rolin e tij në rrëzimin e kryeministrit Kurti. Ata thonë se vetëm fitorja e demokratit Joe Biden e kthen Amerikën në pozitat e saj tradicionale pro-Kosovës.

Grenell ka thënë se SHBA synon normalizimin e situatës dhe suksesin ekonomik që do të sjellë edhe zgjidhjet që ka nevojë rajoni. Ai ka akuzuar Kurtin se e ka konfliktin me Amerikën dhe jo me të. Mirëpo,

Shqiptarët që mbështesin Trump thonë se me Biden do të kthehen bisedimet pafund të prira nga BE.  Mirëpo, David Phillips, nga Columbia University, që mbështet Joe Biden thotë se administrata e re amerikane do të rikthejë udhëheqjen amerikane në dialogun Kosovë-Serbi.

Në thirrjen e tij, Ambasadori Grenell i ftoi shqiptaro-amerikanët të votojnë për Presidentin Trump sepse “ka punuar shumë për paqen në Ballkan, për normalizimin ekonomik. Ai ka treguar vëmendje në një zonën kur  e dimë që Barack Obama dhe Joe Biden nuk kanë treguar vëmendje”. (r.a.)

Comment

*