Grenell: Trump mendon se konflikti mes Kosovës e Serbisë është trajtuar në mënyrë të gabuar

Uashington, 15 shtator 2020 – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konsideron se “konflikti” 20-vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë është menaxhuar në mënyrë të gabuar, prandaj ai ka dashur të veprojmë ndryshe.

Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i  presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

“Të gjithë tani janë fokusuar në politikë, ndërsa ne jemi të fokusuar në ekonomi. Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në komponentën politik”, ka theksuar Grenell për një radio serbe në Chicago, citojnë mediet serbe.

Ai ka thënë se administrata e presidentit Trump ka qasje tjetër ndaj politikës së jashtme.

“Ne nuk duam të ndërhyjmë në zgjidhjen e problemeve. Problemet duhet t’i zgjidhin ata vetë”, ka theksuar Grenell.

“Roli ynë është të “igurojmë paratë për realizimin e projekteve, për të cilat besojmë se mund të kenë sukses, të përcjellim rrjedhën e atyre parave”, ka thënë Grenell.

Duke përshkruar negociatat midis Kosovës e Serbisë në Uashington, Grenell ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë “negociator shumë i zorshëm” dhe se negociatat kanë qenë të zorshme pasi që të dyja palët kanë dashur më shumë.

I pyetur rreth nismës për “mini-Schengenin ballkanik“, Grenelli ka thënë se SHBA nuk do të marrë pjesë  as nuk ta mbikqyrë një project të tillë, por se i pëlqen ideja dhe se të gjithë duan të marrin pjesë në të.

“Prandaj edhe e kemi vënë në negociata, të shohim që edhe Serbia dhe Kosova të marrin pjesë në Mini-Schengen. Dhe njëmend na pëlqen ideja, është e mirë sa i përket bashkëpunimit tregtar dhe ndërtimit të organizatave multilaterale, të themeluara mbi bazën e krijimit të profiteve dhe punësimit të njerëzve”, ka thënë ai. (r.m.)

Comment

*