Greqia e sajuar?!

Martin Bernal nё veprёn e tij:

ATHINA E ZEZЁ – Rrёnjёt afro-aziatike tё qytetёrimit klasik. Fabrikimi i Greqisё Antike (1785-1985) shkruan: Shumё njerёz habiten kur mёsojnё se Modeli Arian, d.m.th ai qё e shikon Greqinё si thellёsisht Europiane ose Ariane dhe qё shumica prej nesh ka arritur tё besojё, ёshtё zhvilluar vetёm pёrgjatё gjysmёs sё parё tё shekullit XIX. Nё formёn e tij tё quajtur “Modeli Ekstrem Arian”, qё lulёzoi pёrgjatё dy kulmeve tё Anti-Semitizmit, mё 1890 dhe nё vitet 1920 e 1930, ka pasur njё invazion nga veriu – i pa raportuar nё traditёn antike – i cili ka shkatёrruar kulturёn lokale “Egjease” ose atё para-helenike. Qytetёrimi grek ёshtё parё kёsisoj, si rezultat i njё pёrzierjeje tё helenёve qё flisnin njё gjuhё indo-Europiane. Pikёrisht falё ndёrtimit tё njё Modeli tё tillё Arian, e quajta kёtё vёllim “Fabrikimi i Greqisё Antike (1785-1985)”. Professor Kaisartums Von Follmerayer ( 1790 – 1861 ) ka botuar dy libra për të shkuarën dhe grekërve të sotëm. (Welchen Einfluß hatte die Besetzung Griechenlands durch die Slawen auf das Schicksal der Stadt Athen und der Landschaft Attika? Stuttgart – Tübingen 1835) dhe vëllimin e dytë , të historisë së Moresë (1836). Ai qëndroi 15 ditë nё greqi dhe iku me mendimin që vepra e tij njihej shumë pak në greqi. Pesë vjet më vonё, në maj të vitit 1847 shkon për here të tretë në greqi. Zotëria Bavarez ishte tashmë i madh dhe i njohur. Ai ka nxjerrë dy vëllime të tjerë në Shtudgard ( 1843) (Fragmente aus dem Orient, Stuttgart – Tübingen 1843) “Fragmente nga Orjenti”. Është nder i Akademisë së universitetit të Tubingen. Doktor në universitetin e Mynihut dhe i zgjedhur deputet i Frangfurtit. Pritja në greqi ishte shumë e keqe, në Athinë e zënë me “ gurë”, gazetat e nxjerrin në karikaturë. Shtatë profesorë dhe akademikë e historianё shkruajnë hapur kundër tij, B. Bubilaqis, Dh. Surmelis, G, Pendadhis, S.Ikonomu, A.Lefkias, A. Vretos etj. Po si shpjegohet kjo, Çfarё ka ndodhur? Grekët kanë kuptuar shkrimet dhe mendimet e tij për grekët dhe Greqinë. Follmeayer shkruan “ Grekët e sotëm, nuk jane trashëgimtarët e grekëve të lashtë”

 

Kaisartums Von Follmerayer

Është e vërtetë, Follmeayer ka firmosur mendimin e tij se, grekët nuk janë trashëgimtarët, apo pasardhësit e historisё greke. Faqe. 94. Mjaftuan vetëm dy faqe të mendimit të tij, që grekët të betoheshin dhe të hidhnin poshtë, e të mos botohej asnjë nga veprat e tij në Greqi. Do të duheshin 147 dhe 172 vjet që nga koha e heretikëve, Kostandinos Romanos dhe Pandeli Sofxoglu, që ato të përktheheshin dhe të botoheshin në greqi. Follmeayer do të ishte i pari studiues europian që shpreh me siguri mos lidhjen e grekëve të lashtë me atë të epokës së re. Tashmë vepra e tij është e përkthyer edhe në gjuhën greke, ajo është e pranueshme për ato qё thotë, dhe kërkon të sqarojё opinionin botëror për pranimin e faktit se, Greqia është e banuar nga shqiptarë. Këtë e tregojnë toponimet, emrat, gjuha, arti i tyre i veçantë që nuk ka lidhje me atë grek, veshja kombëtare apo tradicionale e tyre, si dhe ritet e ndryshme që bëjnë pjesë në jetën e tyre, të shoqërisë apo kultit të individit.U deshën disa breza studiuesish grekë që të pranojnë atë që Mayer e thoshte para 175 vjetësh, me fakte bindëse dhe duke u mbështetur mbi bazat e vërteta të mënyrës së jetesës së shqiptarëve që ata i quajnë Arvanites… duke dashur të mohojnë emrin e tyre të thjeshtë e të bukur SHQIPTAR. Emri i Homerit spjegohet nga shqipja, apo që studiues të ndryshëm dhe vetë babai i historisë Herodoti e konsideron Homerin si pellazg që unifikoi gjuhën dhe kulturën pellazge. Se interesimi i tij për pellazgët vjen nga fakti se ai vetë ishte i tillë. Se Homeri i këndon një periudhe kur grekët as që ishin në Ballkan. Por të gjitha këto janë të huaja për studiuesit shqiptarë. Lexoni autorin francez Edwin Jacques “Shqiptarët Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (faqe 43-50), Mathieu AREF nё librin e tij: MIKENЁT = PELLAZGЁT ( Greqia ose zgjidhja e njё enigme) dhe shumё autorё tё tjerё. Ka dhe shkencetarё tё vёrtetё grekё, qё e pranojnё se Shqiptarёt janё pasardhёsit e Pellazgёve. Citojme tekstin nga Enciklopedia e Madhe Greke, Vёllimi XIX, faqe 873 :
“….pra, stёrgjyshёrit e shqiptarёve tё sotёm, Pellazgёt, kanё banuar qё nё kohёt parahistorike nё pjesёn mё tё madhe tё botёs qё njihej aso kohe, duke zhvilluar njё qytetёrim shumё tё rёndёsishёm dhe duke ngritur vepra me vlera tё jashtzakonёshme”. Futuni tek Google dhe kёrkoni: Profesor Gene Haddlebury kryetar i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgetown. Atje do tё klikoni tek: HISTORIANËT: E kemi sajuar Greqinë e lashtë – DIPLOMAICA.dk Do tё befasoheni kur tё lexoni gjёra qё tё lёnё pa mend: Një grup historianësh të njohur, pak javё mё parё, mbajtën një konferencë shtypi tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht” Greqinë e lashtë, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor. Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 dhe 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.
“Sinqerisht, asnjëherë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është ofruar që të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgetown. “Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrierat tona, kështu që nisëm të sajojmë: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjithë llojet e kolonave – gjithçka. Sigurisht shumë më tepër gjëra nga sa do të kishte qenë në gjendje të krijonte një qytetërim i vetëm”.
Sipas Haddlebury, ideja e sajimit të një kulture të lashtë erdhi kur ai dhe akademikë të tjerë kuptuan se nuk e kishin fare idenë se çfarë kishte ndodhur në fakt në Europë në periudhën 800 vjeçare përpara epokës së krishterë. Të frustruar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat dhe duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve që në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia, kartrografia dhe demokracia.
Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve. “Një natë, dikush bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjithë këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët kishin bërë gjithë këto 2000 vjet mëparë”, tha Haddlebury. “Kështu rodhën gjërat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë ne mbërritëm tek gjithçka, që nga përpjestimi i drejtë e deri tek Iliada”.
“Dhe meqë ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të Perëndimit. “Por gjithësesi, na eci”.
Përreth të njëjtës kohë, një kurator në institutin Smithsonian kërkoi ndihmën e Haddleuryt: Muzeu kishte marrë një donacion të majmë për të krijuar një ekspozitë mbi botën e lashtë “por faktikisht nuk kishte shumë gjëra për të vendosur aty”. Historianët iu futën menjëherë punës, duke falsifikuar me shpejtësi prova të një qytetërimi që – i plotësuar me poetët dhe filozofët e tij, perënditë dhe heronjtë – do të bëhej më vonë pika qendrore e librave shkollorë, arsimit në kolegje dhe fushave të tëra të shkencave njerëzore.
Emily Nguyen-Whiteman, një prej akademikeve të reja, shpjegoi se e gjithë arkitektura e lashtë greke bazohej në ndërtesa në Uashignton, duke përfshirë edhe një bankë që ndodhej matanë rrugës përballë kafenesë ku “ata ishin mbledhur për të rrahur idetë mbi mitologjinë e të tjera si këto”.
“Zgjodhëm Greqinë, sepse kuptuam se askush nuk do të shkonte atje dhe të kontrollonte”, tha ajo. “E keni parë ndonjëherë atë vend? Është si një varr i braktisur i mbushur me mace”. Ajo shtoi: “Por, ishte e pashmangshme që njerëzit të fillonin të kërkonin nga këto gjëra ‘të lashta’ dhe pa kaluar shumë kohë u gjenda në Athinë gjatë gjithë verës duke ndërtuar Partenonin për të fshehur gjurmët”.
Nguyen-Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua edhe detyra që të ndryshonte dokumentet që varionin nga Biblat e hershme deri tek shkrimet e Tomas Xhefersonit, për të pasqyruar një ndikim të Greqisë së lashtë – një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin, nga hiçi, të një gjuhe të bazuar në greqishten moderne dhe që mund të kapërdihej me lehtësi si paraardhësja e saj e lashtë.
Historianët u thanë gazetarëve se disa prej ideve të ashtuquajtura greke ishin në fakt të huazuara nga romakët. Por për të tjerat ata thanë se ishin ide që i kishin sajuar vetë. “Gjeometria? Ishte gjithçka ide e Kevin”, tha Haddlebury, duke iu referuar ish-studentit të sapodiplomuar në atë kohë, Kevin Davenport. “Ai djalë ishte i papërmbajtshëm në ato kohë. Në fakt, po ta mendosh sot mësojnë gjeometrinë Davenportiane në shkollat e mesme, që sigurisht e quajnë gjeometria Euklidiane”.
Në një deklaratë ku shprehen se kërkojnë falje për këtë gënjeshtër të madhe me temë lashtësinë, historianët shprehën shpresën se vepra e tyre do të mbijetojë për meritë të vet. “Do të ishte turp të shihnim njerëzimin të braktiste arritje të tilla si heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetëm për shkak të origjinës së tyre”, thuhej në deklaratë. “Veç kësaj, kemi disa gjëra zhgënjyese për t’iu thënë në lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit, penicilinën, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentë”.

Pёrgatiti pёr botim Sitki Çerekja

 

Comment

*