Greqia sheh “një dritare” në zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë

Athinë, 12 janar 2018 – Udhëheqësit e Greqisë dhe Maqedonisë thonë se kanë punuar fort për ta zgjidhur kontestin lidhur me emrin e Maqedonisë.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thwnw se ai e sheh “një dritare” të mundësisë për zgjidhjen e këtij kontesti.

Tsipras i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse Greke që të përmbahet nga kundërshtimi i fuqishëm, në mënyrë që fqinji verior të lejohet ta përdorë emërtimin që e ka edhe një provincë veriore në Greqi.

Tsipras i ka thënë rrjetit shtetëror televiziv ERT se beson se marrëveshja do të sjellw përfitime për të gjitha vendet në rajon.

Ministri i jashtëm grek, Nikow Kotzias, këtë javë, e ka përmendur emwrtimin “Maqedonia e Re” të cilin Athina mund ta pranojw. Ai ka kujtuar se Maqedonia është njohur nga më se 100 vende me emrin aktual, prandaj Greqia nuk ka alternativë tjetwr, pos të bëjë kompromis.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se prioritet i tij i lartë është zgjidhja e kontestit për emrin, i cili e ka penguar synimin e Maqedonisë për pranim në Bashkimin Evropian dhe NATO. (r.m.)

Comment

*