Greqia zgjat deri më 30 shtator masat kufizuese me Shqipërinë

Tiranë, 15 shtator 2020 – Greqia i ka zgjatur edhe për 15 ditë të tjera masat kufizuese për shtetasit nga Shqipëria.

Ambasada e Greqisë në Tiranë bëri të ditur se në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese mbeten në fuqi deri më 30 shtator.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 30 shtator”, thuhet në njoftimin e ambasadës greke.

(r.m.)

Comment

*