Grida Duma: Rama do të ikë më 25 prill

Tiranë, 31 tetor 2020 – Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për të provuar se ai nuk i ka mbajtur premtimet.

Ajo ka thënë se Rama do ikë më 25 prill dhe do mbajë përgjegjësi për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve.

“Premtimet janë detyrime!  Kjo është politika, kjo është qeverisja.

Rama ka premtuar dhe nuk ka realizuar; do ikë dhe do mbajë përgjegjësi!  Fjala, mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, gjithçka!

Kushdo guxon t’ju thotë që nuk më kërkoni dot llogari për të shkuarën, degdiseni në të shkuarën.  Po, po, llogari deri në fund për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve.

25 Prilli nis ndryshimin jetësor; do rinisim zhvillimin dhe mirëqenien për çdo shqiptar”, ka shkruar Duma.

(r.m.)

Comment

*